BBV3 nisi dhe po vazhdon nën moderimin e Ledion Liços e duket se tashmë edhe ajo pjesë e publikut që ishte mjaft skeptike për moderatorin dhe kërkonin me ‘ngulm’ Arbanën, është mësuar me Ledionin e madje mënyra e tij e moderimit të këtij formati ka tërhequr mjaft vëmendjen e publikut, ku nuk kanë munguar as komplimentet.
Nga ana tjetër, moderatorja ‘historike’ e BBV, Arbana Osmani, u përqëndrua në biznesin e saj të ri, restorantin te Piramida, i cili duket se po i shkon mjaft mirë.
E teksa dukej se gjithçka po shkon mirë, dhe ‘zhurma’ e debateve (asnjëherë të konfirmuara nga palët) u mbyll dhe të gjithë ishin fokusuar në projektet e tyre, Arbana Osmani sot ka zhvilluar një “Ask Me” me ndjekësit në Instagram, ku sërish ka ngritur pikëpyetje lidhur me marrëdhëniet e saj me produksionin dhe BBV.
“Çfarë të inspiroi të hapje Bana’s?” – ka qenë pyetja e një ndjekësi për Arbanën, teksa kjo e fundit u përgjigj duke thënë: “Një iluzion. Jo të gjitha inspirimet vijnë nga gjërat e mira 🙂 ”
Përgjigja e Arbanës la të kuptohet se i ka ndodhur diçka jo e mirë, si pasojë e të cilës moderatorja ka nisur këtë projekt. Por, nëse kthehemi pak pas në kohë, projekti i Arbanës ka nisur fill pas përfundimit të BBV2 dhe restoranti u hap pikërisht pas lajmeve ku u tha se Arbana kishte pasur një debat mjaft të fortë me drejtuesit e “Top-Channel”.
Nga ana tjetër, edhe gjatë “Prime” ku mungoi Arbër Hajdari dhe u zëvendësua nga Einxhel Shkira, kjo e fundit tha diçka lidhur me faktin që ishte zëvendësuese, ndërsa këtë batutë e bashkë-shoqëroi edhe Ledion Liço, ku la mjaft vend për “pikëpyetje” se përzgjedhja e tij si moderator është bërë në formë “zëvendësuese” e jo të mirëprogramuar.