Që Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, intrigon kureshtjen e shqiptarëve, kjo është vërtetuar me vitet e tij në ekran.

Hermes u lirua nga paraburgimi i 313-ës 4 muaj më parë dhe vijon të jetë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pa të drejtën që të dalë nga shtëpia, veçse për arsye shëndetësore dhe emergjente, gjithnjë me leje nga gjyqësori.

Ende nuk ka një vendim të formës së prerë pasi s’janë mbyllur hetimet, por përfaqësuesit ligjorë të Nikajt kërkojnë pafajësi. Mësohet se arrestit në shtëpi të moderatorit po i vjen fundi dhe se në shtator pritet që ai të rifitojë lirinë e plotë, për t’iu rikthyer ekranit, thonë burime pranë 26-vjeçarit.

Kujtojmë që Hermes Nikaj u ndalua në një dhomë hoteli jashtë Tirane me partnerin e tij nga Mamurrasi, që sipas mediave ishte një sipërmarrës i njohur. Sipas portaleve asokohe, ai u kap i zhveshur në momentin kur ndërhyri Policia, me një zotëri nga Kurbini.

Zogu ishte përfolur edhe më parë për biseksualitetin e tij, por vazhdimisht e mohonte duke bërë publike lidhje me femra sexy, siç ishte edhe bashkëjetesa me një nga partneret e Hermesit, duke e deklaruar hapur lidhjen e tyre edhe në intervista televizive.

Së fundi u përfol në media marrëdhënia e Hermesit me bosin nga Mamurrasi, megjithatë po thuhet se i është dhënë fund historisë mes dy djemve dhe se nuk kanë më kontakte së bashku, sipas mikeshave të Nikajt.

Me një pasion për mjetet e shtrenjta dhe jetën luksoze, gazetari Nikaj ra në sy pak para se të arrestohej duke u komentuar edhe nga ndjekesit se si i siguronte gjithë këto të mira materiale.

Pas arrestimit të tij, portalet zbuluan se kush fshihej pas të ardhurave marramendëse dhe luksit të shfrenuar, pikërisht pasaniku nga Mamurrasi, i cili i hapi edhe një biznes pak kohë më parë, një qendër estetike.

Duke u nisur dhe nga pamja e jashtme gjithnjë e kuruar, ai shpenzonte pafund për veshje të markave të shtrenjta, që flitej se miku ia blinte duke mos kursyer.

Në rrjetet sociale të Hermesit nuk mungojnë udhëtimet në Dubai, Egjipt e ishujt grekë dhe në destinacionet më luksoze të botës, ku ka ekspozuar edhe hotelet me 5 yje, në të cilat shijonte komoditetet e shumta.

Gjate pushimeve të fundit, Zogu i Tiranës ishte në shoqërinë e një zotërie që vazhdimisht e fshihte ose e priste në foto.

Gjithashtu, në postimet e tij në rrjete gjatë 2019-ës, 26-vjeçari e kishte bërë zakon të pozonte përpara tufave të mëdha me euro dhe dhuratave prej markave më luksoze.

Të shohim se ç’do të ndodhë më tej, pasi të gjithë po presin me kureshtje një deklaratë nga vetë Hermesi për këtë histori, të cilën ai me siguri do ta japë pasi të mbyllet çështja gjyqësore.

That Hermes Nikaj, known as the Bird of Tirana, intrigues the curiosity of Albanians, this has been proven by his years on screen.

Hermes was released from 313 custody 4 months ago and continues to be under house arrest, without the right to leave the house, except for health and emergency reasons, always with permission from the judiciary.

There is still no final decision as the investigations have not been closed, but Nikaj’s legal representatives demand innocence. It is learned that the arrest of the moderator at home is coming to an end and that in September he is expected to regain his full freedom, to return to the screen, say sources close to the 26-year-old.

We recall that Hermes Nikaj was detained in a hotel room outside Tirana with his partner from Mamurras, who according to the media was a well-known entrepreneur. According to the portals at the time, he was caught naked when the Police intervened, with a gentleman from Kurbin.

Zogu had been rumored before about his bisexuality, but constantly denied it by making public relationships with sexy women, such as cohabitation with one of Hermes’ partners, openly declaring their relationship in TV interviews.

Hermes’s relationship with the boss from Mamurras was recently rumored in the media, however it is said that the story between the two boys has ended and that they no longer have contacts together, according to Nikaj’s friends.

With a passion for expensive vehicles and luxurious life, journalist Nikaj stood out shortly before his arrest, being commented by his followers on how he provided all these material goods.

After his arrest, the portals revealed who was hiding behind the dizzying income and unbridled luxury, namely the rich man from Mamurras, who opened a business a while ago, an aesthetic center.

Given his ever-cured appearance, he spent endlessly on expensive branded clothing, which was rumored to be bought by his friend without sparing.

Hermes social networks do not lack trips to Dubai, Egypt and the Greek islands and to the most luxurious destinations in the world, where he also exhibited 5-star hotels, in which he enjoyed the many comforts.

During his last vacation, Zogu i Tiranës was in the company of a gentleman who constantly hid or waited for him in the photo.

Also, in his posts on networks during 2019, the 26-year-old had made it a habit to pose in front of large bundles of euros and gifts from the most luxurious brands.

Let’s see what happens next, as everyone is eagerly awaiting a statement from Hermes himself about this story, which he will surely give after the court case is closed.