Caj jeshil-8 arsyet perse duhet bere pjese e perditshmerise sone

Një filxhan çaji na ndihmon gjithmonë gjatë kohës kur jemi të stresuar, të shqetësuar apo dhe të mërzitur. Ndoshta kjo është arsyeja pse çaji është pija më e preferuar nga të gjithë të punësuarit në të gjithë botën. Ju pini çaj në vendin e punës për të qetësuar nervat, për arsye shëndetësore ose thjesht për të bërë një pushim për disa minuta, çajëra të caktuar me përmbajtje bimore mund t`ju sjellin përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, ja tete arsye përse duhet ta zgjedhim.
1. Çaji jeshil zvogëlon rrezikun e kancerit
Deri më tani janë bërë studime të ndryshme në çajin jeshil dhe kancer dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në çajin jeshil rregullon dhe stopon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij çaji jeshil ,ju do të zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%.
2. Çaji jeshil lehtëson dhembjet nga artriti reumatoid
Nëse ke vuajtur nga artriti reumatoid për disa vite dhe je ballafaquar me dhembjet atëherë çaji jeshil mund të ndihmoj të lehtësosh dhembjet. ECEG mbron të gjitha dëmtimet e kërcit dhe zvogëlon të gjitha ënjtjet e shkaktuara nga ky çrregullim. Kjo është një nga dobitë shëndetësore të çajit jeshil që mjekët kanë vërejtur dhe kanë rekomanduar si një ilaç për shërimin e artritit.
3. Çaji jeshil stabilizon nivelet e kolesterolit
Një dobi tjetër e çaji jeshil është aftësia e zvogëlimit të niveleve të kolesterolit. Çaji jeshil parandalon trupin tuaj në konvertimin e LDL (kolesteroli keq) në formë oksiduese. Çaji jeshil ndihmon në sigurimin që arteriet tua të janë të pastra dhe gjithashtu ulë gjasat e sulmit në zemër apo në tru.
4. Çaji jeshil forcon sistemin e imunitetit
Ky çaj mund të ndihmoj të forcosh sistemin e imunitetit kështu që gjatë sezoneve të ftohta ti nuk sëmuresh edhe aq shpesh. Çaji jeshil është i njohur se forcon aktivitetin e qelizave T Gama Delta, të cilat të mbajnë të shëndetshëm.
5. Çaji jeshil ju ndihmon të humbni peshë
Të gjithë dëshirojmë të humbin peshë dhe largojmë ato kilogramë të tepërt që vështirë largohen. Çaji jeshil mund të ndihmoj të arrish atë qëllim. Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj.
6. Çaji jeshil zvogëlon prishjen e dhëmbëve
Një dobi tjetër shëndetësore e çajit jeshil është edhe aftësia e parandalimit të kalbjes së dhëmbëve. Në fakt ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë pllakëzimin në dhëmbët e tu dhe nëse pini çaj jeshil ju do të zvogëloni rrezikun e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.
7. Çaji jeshil lufton alergjitë
Çaji jeshil jo vetëm që të ndihmon të mos teshtish, kollitsh dhe të kesh sy të përlotur, por gjithashtu bllokon prodhimin e histamines dhe imunoglobulines E. Që të dyja janë vërtetuar që nxisin dhe krijojnë reaksion alergjik.
8. Çaji jeshil zvogëlon dhe parandalon aknet
Një dobi tjetër shumë e mirëseardhur e çajit jeshil është edhe parandalimi i akneve. Përbërësit antibakterial të çajit jeshil sulmojnë dhe vrasin aknet para se të fillojnë! Nëse rastësisht ndodh të kesh ndonjë ndonjëherë atëherë çaji jeshil të ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe ënjtjes. Diçka që duhet të mbani mend është se kur të filloni të pini çaj jeshil mos e teproni duke e rënduar me sheqer. Pije çajin me shumë pak sheqer që t’i arrish të gjitha dobitë shëndetësore.

Anni Kola