Aksioni i bujshëm i RENEA-s në dy ditët e fundit në foletë e krimit në vend është ndërmarrë nga 36 efektivë policie gjithsej. Gazetari Artan Hoxha tha në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu se ata janë futur në zonat ku policia lokale “nuk kthen dot as kokën”. Shënjestër e këtij operacioni kanë qenë lagjet Kiras dhe Dobraç në Shkodër ku ka pasur dyshime se fshihen persona të përfshirë në ngjarje kriminale, si dhe lokali i Edison Begos në Vlorë të cilit iu vunë prangat dy netë më parë.

“Si do arrestoheshin autorë të ngjarjeve kriminale ku prokurori nuk ka lëshuar urdhër arresti. RENEA doli dhe ka hyrë në Kiras dhe Dobrac që nuk hyn dot policia e Shkodrës. RENEA hyri pa e njoftuar policinë lokale. Janë çuditur që kanë parë dy furgonë. Kanë hyrë në një Fier që nuk guxon policia aty. Kanë hyrë te Oslo në Vlorë ë policia nuk vepron. Ky është lokali i Edison Begos

Në këtë tavolinë është ndërhyrë për këta persona. Është ndërhyrë në këtë lokal se RENEA kishte informacion se në këtë lokal rrinë persona të skeduar nga policia. U gjetën njerëzit e armatosur dhe pastaj u njoftua policia lokale. Në Durrës u kap një person i shpallur në kërkim. Ata kanë hyrë vetëm në lokale ku rrinë persona të botës së krimit. Kjo ndërhyrje është bërë edhe për të dhënë një mesazh për kriminelët që të mos dalin haptas në qytet. Keni parë ndonjë boss ju që të dalë dhe të luftojë me policinë”, tha Artan Hoxha.

Artan Hoxha e cilësoi aksionin e befasishëm një mesazh për grupet kriminale në vend dhe për qytetarët, për të qëndruar larg lokaleve që frekuentohen nga kontigjentët e krimit. Hoxha u ndal edhe te aktivizimi i RENEA-s në operacione “zhytje” për kërkimin e armëve të përdorura në ngjarje kriminale. Rasti më i fundit ishte ai i pak ditëve më parë kur Mexhit Picari hodhi në lumin Lanë armën me të cilën i mori jetën dhëndrit të tij.

Gazetari theksoi se RENEA është i vetmi sektor që ka veshjet dhe mjetet e duhura për të bërë operacione të tilla ndërsa shtoi se ata do duhet të ishin të pajisur me detonatorë që kërkimet të mos bëhen me duar.

“Bossët e krimit nuk luftojnë ngrenë duart lart dhe shkojnë paguajnë prokurorin dhe gjyqtarin. Ata që janë shqetësuar për këtë punë duhet t’i bëjnë presion prokurorit. Nuk është bërë nga ata që e dinë por nga ata që kanë mungesë informacioni. Kur ndërhyn FSK në Kosovë. Apo në Amerikë të thotë ai mos bëj asnjë lëvizje se të fut plumbin. Kur hyhet në një lokal me element të krimit. Kjo synohet që njerëzit të mos shkojnë atje. RENEA u ka bërë të qartë qytetarëve që këto lokale janë vende ku qëndrojnë personazhe të krimit.

Ambasada amerikane ka një listë të lokaleve që i kërkon shtetasve të vet ku nuk duhet të qëndrojnë. Ne po hiqemi sit ë jemi në Londër. Kujt do i mbyllë policia lokalin Edison Begajt? As nuk guxon ta kthejë kokën. Tashmë do presim një hetim të prokurorit pse ai personi lëviz i armatosur. I kam parë njerëzit shumë të shqetësuar pse futet RENEA duke kërkuar armën e krimit. Kë të fusin? Inspektorin e lagjes. Shteti shqiptar nuk ka një repart zhytësash. Kush do kërkonte, komisariati apo prokurori.

Tani RENEA duhet të pajisjet edhe me detonatorë që të kërkojë në ujë. Ne duhet të ankohemi që RENEA të mos kërkojë me dorë port ë ketë një detektor. RENEA duhet të ketë një angazhim më të shumtë në luftën kundër krimit. RENEA ka grupin e zhytjes. Këto lloj operacionesh si ai që është bërë në Nikël. Këto kanë brenda demonstrim forcash. Nëse në Vlorë një personi i bëjnë atentat dhe del prapë në Lungomare është demonstrim force dhe shteti kundërpërgjigjet me operacion. Ka qenë gjithsej 36 policë.

Sigurisht që krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë por me hetime disa vjeçare. Kur prokurori nuk i bën hetimet dhe gjykata i liron, ai polici ka zero kurajo për ta kapur atë në mes të qytetit. Kujt polici në Shkodër ia mban të hyjë në Kiras. Duhet urdhri i prokurorit. Sot grupet kriminale kanë studiot më të mira ligjore. Të gjitha lokalet kanë qenë në pronësi të personave të botës së krimit ose atje ku ushtrojnë aktivitetin e tyre personat e botës së krimit”, u shpreh Artan Hoxha.

RENEA’s sensational action in the last two days in the crime nests in the country has been undertaken by a total of 36 police officers. Journalist Artan Hoxha told ABC Information Radar with journalist Jonida Shehu that they have entered areas where the local police “can not even turn their heads”. The target of this operation were the neighborhoods of Kiras and Dobraç in Shkodra, where there were suspicions that people involved in criminal events were hiding, as well as the bar of Edison Bego in Vlora, who was handcuffed two nights ago.

“How would the perpetrators of criminal events be arrested where the prosecutor has not issued an arrest warrant. RENEA came out and entered Kiras and Dobrac that the Shkodra police could not enter. RENEA entered without notifying the local police. They are surprised to see two vans. They entered a Fier that the police do not dare there. They entered Oslo in Vlora and the police did not act. This is Edison Bego’s bar

At this table is intervened for these persons. It was intervened in this bar that RENEA had information that persons scheduled by the police stay in this bar. The gunmen were found and then local police were notified. A person declared wanted was arrested in Durrës. They have only entered places where people from the underworld stay. This intervention was also made to give a message to criminals not to go out openly in the city. “Have you seen any boss come out and fight with the police”, said Artan Hoxha.

Artan Hoxha described the surprise action as a message for criminal groups in the country and for the citizens, to stay away from the premises frequented by crime contingents. Hoxha also focused on the activation of RENEA in “diving” operations to search for weapons used in criminal events. The most recent case was that of a few days ago when Mexhit Picari threw the weapon with which he took the life of his son-in-law into the Lana River.

The journalist stressed that RENEA is the only sector that has the necessary clothing and tools to perform such operations, adding that they would have to be equipped with detonators so that the search would not be done by hand.

“Crime bosses do not fight, they raise their hands and go and pay the prosecutor and the judge. Those who are concerned about this work should put pressure on the prosecutor. It is not made by those who know but by those who lack information. When the KSF intervenes in Kosovo. Or in America he says do not make any move than insert the bullet. When entering a bar with an element of crime. This is intended to keep people from going there. RENEA has made it clear to the citizens that these bars are places where crime characters stay.

The US Embassy has a list of premises that asks its citizens where they should not stay. We are being removed as we are in London. To whom will the police close the restaurant Edison Begaj? He must not even turn his head. We will now await an investigation by the prosecutor as to why that person moves armed. I have seen people very worried why RENEA enters looking for the weapon of crime. Who to enter? Neighborhood inspector. The Albanian state does not have a diving department. Who would ask, the police station or the prosecutor.

Now RENEA must also be equipped with detonators to search the water. We have to complain that RENEA does not manually request a port to have a detector. RENEA should have a greater commitment in the fight against crime. RENEA has the diving group. These kinds of surgeries like the one done on Nickel. These have within them a demonstration of forces. If in Vlora a person is assassinated and returns to Lungomare, it is a demonstration of force and the state responds with an operation. There were a total of 36 police officers.