Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Vetting” në ABC se grupet kriminale në Elbasan kanë një sistem të fortë informacioni duke nisur që nga shitësit e misrave dhe kamaerirët që mbajnë radio policie e deri te monitorimi i territorit me sistem kamerash.

“Nga historia që i kam ndjekur më ka bërë përshtypje që kanë një sistem shumë të fortë informacioni, patrullimi dhe kontrolli të territorit. E kontrollojnë me informatorë. Kam parë njerëz duke shitur misra por në xhep kanë radio policie që e përdorin për komunikim të brendshëm.

Ka kamarierë ose shitës që janë informatorë. Ka mbikëqyrje të territorit me sistem kamerash. Prandaj kur policia shkon është e vështirë t’iu gjenden prova materiale”, deklaroi Artan Hoxha.

Ai e përshkruan Elbasanin si një nyje e rëndësishme strategjike ku kalojnë degëzimet e linjës së heroinës.

“Zhvillimet në Elbasan janë beteja mes grupeve kriminale për të marrë nën kontroll qytetin. Elbasani është një nyje e rëndësishme strategjike. Kalojnë korridoret tokësore të trafikut të lëndëve narkotike. Aty kalojnë degëzimet të linjës së heroinës nga Afganistani, Turqia. Kalojnë të gjitha rrugët kryesore që e lidhin pjesën perëndimore me atë lindore të Shqipërisë. Pozicioni që ka Elbasani si një kryqëzim shumë i rëndësishëm i linjave të trafikut.

Burimi kryesor i të ardhurave në Elbasan, nuk është Elbasani si qytet por trafiku jashtë Shqipërisë. Ata kontrollojnë jetën ekonomike dhe atë politike. Vitet e fundit janë ekspozuar më shumë. Ata e kanë blerë sistemin e drejtësisë dhe jo më kot ajo shprehja e kryeministrit Edi Rama kur nisi ajo e KÇK-së që kriminelët e Elbasanit hyjnë me pranga dhe dalin me duar në xhepa”, shprehet Artan Hoxha

Journalist Artan Hoxha stated in the show “Vetting” on ABC that criminal groups in Elbasan have a strong information system ranging from corn sellers and waiters who hold police radios to monitoring the territory with a camera system.

“From the history I have followed, I have been impressed that they have a very strong system of information, patrolling and control of the territory. They check it with informants. I have seen people selling corn but they have police radios in their pockets that they use for internal communication.

There are waiters or salespeople who are informants. There is surveillance of the territory with a camera system. Therefore, when the police go, it is difficult to find material evidence “, declared Artan Hoxha.

He describes Elbasan as an important strategic node where the branches of the heroin line pass.

“Developments in Elbasan are the battle between criminal groups to take control of the city. Elbasan is an important strategic hub. Cross the land corridors of narcotics trafficking. Branches of the heroin line from Afghanistan, Turkey pass there. All the main roads that connect the western part with the eastern part of Albania pass. Elbasan’s position as a very important intersection of traffic lines.

The main source of income in Elbasan is not Elbasan as a city but the traffic outside Albania. They control economic and political life. Recent years have exposed more. They have bought the justice system and not in vain that expression of the Prime Minister Edi Rama when the one of the KCK started that the criminals of Elbasan enter with handcuffs and come out with their hands in their pockets “, says Artan Hoxha