Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë informacionet paraprake në lidhje më atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në kryeqytet.

Jaupaj tha për mediat se ngjarja ka ndodhur në orën 19.00 ndërsa shtoi se shënjestra e atentatit është futur në sallën e operimit pasi është dëmtuar rëndë nga shpërthimi.

Po ashtu, Jaupaj informoi se si pasojë e shpërthimit është lënduar edhe një person tjetër, një shtetas italian. Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet tek spitali i Traumës duke marrë kujdes shëndetësor.

Sipas drejtorit të Policisë, po hetohet në pistën e hakmarrjes, por nuk mund të jepen detaje të tjera.

“Kemi një shpërthim i cili dyshohet me lëndë plasëse. Është mbledhur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda nën drejtimin e departamenti të policisë kriminale, në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë veprime. Ka pista për një hakmarrje mes personit të dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës. I dëmtuari është futur në sallën e operacionit dhe ka shpresa se do përmirësohet. Ka dhe një kalimtar të plagosur, një shtetas italian, i dëmtuar lehtë”, tha Jaupaj.

The director of the Tirana police, Rebani Jaupaj, has given preliminary information regarding the assassination that took place on Tuesday evening in the capital.

Jaupaj told the media that the incident happened at 19.00, while he added that the target of the assassination was entered in the operating room after he was severely damaged by the explosion.

Jaupaj also informed that as a result of the explosion, another person was injured, an Italian citizen. The latter received minor injuries and is in the Trauma Hospital receiving health care.

According to the director of Police, it is being investigated on the revenge track, but no other details can be given.

“We have an explosion which is suspected of having explosives. The investigative group has met with serious crime specialists under the direction of the criminal police department, in cooperation with another district where we are carrying out operations. There are tracks for revenge between the injured person and some other citizens outside Tirana. The injured person has been admitted to the operating room and there is hope that he will recover. “There is also an injured passer-by, an Italian citizen, slightly injured”, said Jaupaj.