Prishtina u trondit mbrëmjen e sotme si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku mbeti i plagosur Rinor Grajqevci, i cili është lideri i tifo-grupit të njohur “Plisat”.

Ai u qëllua me armë në rrugën “UÇK” apo e njohur ndryshe si “Qafa”. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha ajo.

I plagosuri Rinor Grajqevci ndodhet në spital. “Gjendja është stabile për momentin. Është jashtë rrezikut për jetë. Jemi duke pritur rezultatet e analizave. Është plagosur në shpinë” tha një nga mjeket e spitalit të Prishtinës për mediat në Kosovë. Për atentatin nuk ka asnjë të arrestuar.

Pristina was shaken tonight as a result of gunshots where Rinor Grajqevci, who is the leader of the well-known cheerleading group “Plisat”, was injured.

He was shot in the street “KLA” or otherwise known as “Neck”. The news was confirmed by the spokesperson of the Kosovo Police for the Pristina region, Flora Ahmeti.

“Today around 21:00 we received information about a gunshot wound on the street ‘UCK’ in Pristina. “Immediately after receiving this information, all the necessary police units went to the scene, supported by the regional unit for the investigation of crimes and other units for the examination of the scene”, she said.

The injured Rinor Grajqevci is in hospital. “The situation is stable at the moment. It is out of danger for life. We are waiting for the results of the analysis. He was injured in the back, “said one of the doctors of the Pristina hospital for the media in Kosovo. There are no arrests for the assassination