Një tentativë vrasjeje ka ndodhur në orët e mesditës ka ndodhur në Vlorë, në zonën e Bibliotekës së qytetit ku raportohet të ketë mbetur i plagosur në këmbë Marjon Mitro.

Mitro ka qenë në rrugë duke lëvizur teksa është qëlluar me një breshëri armësh nga një mjet në lëvizje.

Por nga të dhënat e deritanishme mësohet se Mitro është plagosur lehtë në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga raportimet nga terreni bëhet e ditur se atentatorët kanë kërcënuar seriozisht dhe jetën e kalimtarëve pasi një plumb ka hyrë dhe në një njësi shërbimi në zonë.

Marjon Mitro dikur punonjës i Policisë Bashkiake është arrestuar disa herë për disa vepra penale, ndërsa akuzohet si porositës i disa shpërthimeve me tritol që kanë ndodhur më herët në Vlorë, mes të cilëve edhe ai ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

An assassination attempt took place at noon in Vlora, in the area of ​​the City Library where Marjon Mitro was reportedly injured in the leg.

According to Fax News journalist Afrovita Hysaj Mitro was on the road moving as he was shot with a barrage of weapons by a moving vehicle.

But from the data so far it is learned that Mitro is slightly injured in the leg and is in the hospital out of danger for life.

Field reports indicate that the assassins have seriously threatened the lives of passers-by after a bullet entered a service unit in the area.

Marjon Mitro, once an employee of the Municipal Police, has been arrested several times for several criminal offenses, while he is accused of ordering several trityl explosions that occurred earlier in Vlora, including the one against the mayor of Vlora, Besnik Dervishi.

Police notification:

Vlora / Preliminary information

Today, around 10:00, in the hospital of Vlora, went injured (suspected with a firearm, in still unclear circumstances), citizen M. M., resident in Vlora, who is under the care of doctors, out of danger for life.

While combing the area, on the road axis Vlora-Selenica, the Police services found an abandoned vehicle of the brand “Land Rover”, which is previously suspected to be the author of the event.

The combing of the area by the services of DVP Vlora continues, for the identification and capture of the perpetrator / s.

The investigative group, in cooperation with the Prosecution, is working to clarify the circumstances of the event.