Biznesit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës në Durrës i është vendosur tritol me dron. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në kantinën e pijeve “Gjergj Kastrioti”. Uniformat blu bëjnë me dije se nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Policia njofton se kanë kapur autorin e dyshuar, Gentian Meta 44 vjeç, banues në Shijak. Sakaq, është arrestuar edhe B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të autorit pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Gjithashtu është proceduaar penalisht edhe vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, A. M., 46 vjeç, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës.

Lefter Koka ishte i shtati në listën e Partisë Socialiste në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit dhe arriti të fitojë mandatin e deputetit.

Njoftimi i policisë:

Vendosi lëndë eksplozive në një objekt biznesi, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Vihet në pranga edhe menaxheri i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në vijimësi të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë dhe shtetasi B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të shtetasit G. M., pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit G. M., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”; në ngarkim të shtetasit B. Z., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit “dhe në ngarkim të shtetasit A. M. për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

The business of the former Minister of Environment, Lefter Koka in Durrës has been set up with tritol by drone. The event happened two days ago in the liquor store “Gjergj Kastrioti”. The blue uniforms indicate that the explosion of the explosive caused minor material damage.

Police report that they have arrested the suspected perpetrator, Gentian Meta 44 years old, resident in Shijak. Baq, 34 years old, resident in Shetaj, Durrës, manager of the premises owned by the author, was also arrested after the police exercised control over his vehicle, found and seized as material evidence a pistol firearm, with a cartoon with 7 combat bullets.

The brother of the suspected perpetrator of the event, AM, 46 years old, resident in Shijak, was also prosecuted, after a search of his apartment in Shijak turned up a quantity of wine with the logo of another subject, actions that contradict by court decision.

Lefter Koka was seventh on the list of the Socialist Party in Durrës in the April 25 elections and managed to win the mandate of deputy.

Police notification:

Placed explosives in a business building, identified and arrested in flagrante delicto by the Police.

The manager of the bar owned by the suspected perpetrator is also handcuffed, after the police found and seized a pistol firearm in his vehicle.

A pistol firearm and ammunition were seized.

The services of the Durrës Police Commissariat, immediately after the notification received for the explosion of a small amount of explosives thrown on the terrace of a three-storey building, business building, owned by the citizen J. D., in the neighborhood no. 14 Durrës, have organized the work and thanks to the quick investigative and professional actions, made possible the identification, capture and arrest of the suspected perpetrator, citizens: G. M., 44 years old, resident in Shijak.

The explosion of the explosive caused minor material damage.

Following the investigative actions, the citizen BZ, 34 years old, resident in Shetaj, Durrës, manager of the premises owned by the citizen GM, was arrested in flagrante delicto, after the control exercised on his vehicle, the Police services found and seized in the quality of material evidence a pistol firearm, with a cartridge with 7 combat bullets.

Also, following the actions, the brother of the suspected perpetrator of the event, AM citizen, 46 years old, resident in Shijak, was prosecuted, after the control exercised in his apartment in Shijak was found a quantity of wine with the logo of another subject, these actions are contrary to the decision of the court.

At the end of the procedural actions, the materials were referred to the Prosecution at the Court of First Instance of Durrës, in charge of the citizen G. M., for the criminal offenses “Destruction of property with explosives”, “Threat”, “Illegal possession of weapons and ammunition”; in charge of the citizen B. Z., for the criminal offense “Illegal possession of weapons and ammunition” and in charge of the citizen A. M. for the criminal offenses “Violation of industrial property rights” and “Actions contrary to the court decision”.