Bashkia Belsh ka vazhduar dezinfektimin e ambienteve publike.

Sot vëmendja është përqëndruar në perimetrin përreth liqenit i cili frekuentohet dendur nga banorët në situata normale edhe pse ditët e fundit lëvizjet kanë qenë më të rralla.

Prej disa ditësh bashkia ka dezinfektuar edhe qendrat e fshatrave dhe qendrat shëndetësore. Dhe kjo procedurë do të vazhdojë edhe në ditët që vijnë.

Nga ana tjetër bashkia u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në banesa, ndryshe do të ketë penalitete siç i parashikon ligji.

Belsh Municipality has continued to disinfect public facilities.

Today, attention is focused on the perimeter around the lake, which is densely frequented by residents in normal situations, although movements have been less frequent in recent days.

For several days the municipality has also disinfected village centers and health centers. And this procedure will continue in the days to come.

On the other hand, the municipality has called on residents to stay in apartments, otherwise there will be penalties as required by law.