Policia e Fierit ka zbardhur plagosjen që ndodhi dje në fshatin Sulaj, ku mbeti i lënduar me armë zjarri shtetasi Pashk Palnikaj, me origjinë nga Tropoja.

Policia ka arrestuar shtetasit Kiri Mernica, Mirand Mernica, Liri Biçaku dhe është shpallur në kërkim Robert Mernica.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Pashk Palnikaj, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise:

Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Sulaj.

Vihen në pranga 3 nga autorët e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër.

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i vrasjes së mbetur në tentativë e kyer në bashkëpunim e shtetasit P. P., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

K. M., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).

M. M., 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

L. B., 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. M., 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

 

Fier police have uncovered the injury that occurred yesterday in the village of Sulaj, where the citizen Pashk Palnikaj, originally from Tropoja, was wounded with a firearm.

The police have arrested the citizens Kiri Mernica, Mirand Mernica, Liri Bicaku and Robert Mernica has been declared wanted.

These citizens in cooperation with each other, for weak motives, yesterday tried to kill with a pistol firearm the citizen Pashk Palnikaj, born in Tropoja and resident in the village of Sulaj, who is in the hospital of Fier under the care of doctors.

Police notification:

The premeditated murder attempted committed in collaboration, which took place yesterday afternoon in the village of Sulaj, is clarified and documented.

3 of the perpetrators involved in this criminal event are handcuffed, the other co-author is declared wanted.

After an uninterrupted investigative work, by the Serious Crimes Sector in DVP Fier in cooperation with the Prosecution at the Court of First Instance Fier, it became possible to clarify and legally document the attempted murder committed in collaboration with the citizen PP which is located in the hospital of Fier under the care of doctors.

As a result of the information provided by the police, the rapid procedural investigative actions as well as the evidence provided in connection with this event, by the specialists for the Investigation of Serious Crimes in the Local Police Directorate of Fier, it was possible to catch and arrest in flagrance of the suspected perpetrators of this event, citizens:

K. M., 22 years old, born in Fier and resident in the village of Sulaj, (who was under house arrest “Home arrest”).

M. M., 48 years old, born in Fier and resident in the village of Sulaj.

L. B., 34 years old, born in Librazhd and resident in the village of Sulaj.

He was declared wanted and work is underway to apprehend citizen R. M., 44 years old, born in Fier and resident in the village of Sulaj.

These citizens in cooperation with each other, for weak motives, yesterday tried to kill with a pistol firearm the citizen PP, 33 years old, born in Tropoja and resident in the village of Sulaj, who is in the hospital of Fier under the care of doctors.

A cartridge case and a rifle were seized at the scene as material evidence.

Procedural materials for further investigations were forwarded to the Prosecutor’s Office at the Court of First Instance Fier for the criminal offenses “Premeditated murder committed in attempted cooperation”, “Illegal possession of weapons” and “Removal of the convict from the place of residence”.