Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur duke falenderuar ata që e kanë mbështetur prej fillimit.

Balla u ndal edhe te goditja e SPAK në gjykatën e Krujës që çoi në pranga 13 persona mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës duke e quajtur atë mesazh për politikanët.

“Zonjës që foli para dy radhës i them kur të bëhesh nënë do e kuptosh sa e rëndësishme është . Lulzim Basha edhe pse ishte në shtëpi në një nga vilat e oligarkëve pasi është I vetmi njeri që u pasurua gjatë pandemisë.

Nga vila e tij telefononte se ishte në Shkodër dhe kishte ngelur në rrugë. Unë besoj që vetëdija dhe përgjegjësia politike e partive duhet të bëjë atë që është e mundur për të vazhduar dallimin mes idesh. Luli është administrator i njërës piramidë. Nuk do lëmë askënd vetë.

Ata që vazhdojnë të jenë në shërbim të Lulit dhe Monikës të njëjtës këngë me darje do i bien. Unë nuk do të rresht deri në muajin korrik të falenderoj ata që kanë mbështetur reformën në drejtësi. Rezultatet e deritanishme të SPAK dhe institucioneve të tjera janë tepër pozitive. Goditja e javës së kaluar në zemër të sistemit gjyqësor ishte e duhur për të dhënë një mesazh të qartë edhe për politikanët që besojnë se mund të pengojnë reformën. Shqipëria me këtë reforme ka garantuar një sistem drejtësie të pavarur” tha Balla

The head of the SP parliamentary group, Taulant Balla stated from the rostrum of the Assembly that the justice reform is on the right track, thanking those who have supported it from the beginning.

Balla also stopped at the beating of SPAK in the court of Kruja that led to the handcuffing of 13 people, including the judge of the Court of Kruja, calling that message to politicians.

“I tell the lady who spoke two lines ago that when you become a mother you will understand how important it is. Lulzim Basha even though he was at home in one of the villas of the oligarchs as he is the only man who got rich during the pandemic.

He called from his villa that he was in Shkodra and was left on the street. I believe that the political consciousness and responsibility of the parties should do what is possible to continue the distinction between ideas. Luli is the administrator of one of the pyramids. We will not leave anyone alone.

Those who continue to be in the service of Luli and Monica of the same song will fall. I will not stop until July to thank those who have supported justice reform. The results so far of SPAK and other institutions are very positive. Last week’s blow to the heart of the judicial system was appropriate to send a clear message even to politicians who believe they can hamper reform. “Albania with this reform has guaranteed an independent justice system,” said Balla.