Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla deklaratë për mediat pas vendimit të Komisionit të Veneziasë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pyetje: Komisioni i Venezias i konsuderoi të ligjshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Koalicionet parazgjedhore.

“Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, miratuar dje tashmë është një dokument që do të zbatohet dhe i bëj thirrje të gjitha palëve ta respektojnë.

Pra, janë vënë disa piketa të cilat natyrshëm, disa palë politike në Shqipëri mund të kenë pasur rezervat e tyre.

E para lidhet me legjitimitetin e Kuvendit të Shqipërisë. Jemi në fazën, që Venezia ka çertifikuar që dorëzimi i mandateve nga ana e një pjesë të opozitës ka qenë një akt i gabuar, por që nuk ka prekur aspakt legjitimitetin vendimmarrës dhe funksional të Kuvendit të Shqipërisë.

E dyta lidhet me procesin zgjedhor të 25 Prillit. Në 25 Prill do të shkohet në zgjedhje me ndryshimet që kanë ardhur për pasojë të marrëveshjes së 5 Qershorit, por edhe të marrëveshjes së 21 Korrikut me opozitën parlamentare, e cila ka bërë të mundur që në 25 Prill qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre qoftë për programin për partinë, qoftë për deputetin që duan.

Lidhur me alibitë e humbjes së radhës nga opozita aktuale jashtëparlamentare, që lidhen me çështje të funksionimit të koalicioneve zgjedhore. Në kushtet e hapjes së listave ka qenë e vetmja zgjedhje, një subjekt zgjedhor i vetëm për çdo grupim partiak, që do të thotë janë të lirë, mund të bëhen bashkë, edhe Iliri edhe Saliu, edhe Luli dhe Monika, të garojnë në të njëjtin subjekt zgjedhor. Luli i pari, Monika e dyta, Saliu i treti, Iliri i katërti. Por Venezia thotë shumë qartë që kjo është një praktikë e konsoliduar, është një standard që gjendet në shumë vende dhe, për fat të mirë, sikurse ka konstatuar, Shqipëria e ka provuar këtë metodë edhe në vitin 2017.

Nëse duan të jenë bashkë, dhe ata kjanë bashkë, le të jenë dhe ne e kemi më të thjeshtë të fitojmë me ta.

Tashmë është detyra e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, demokratik dhe jemi në një fazë përgatitore, ku janë hapur çelësat për regjistrimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, për të shkuar te vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe që ka qenë dhe mbetet një nga objektivat kryesorë të PS. Për fat të keq, Partia Demokratike bëri gjithçka për të penguar votën e qytetarëve jashtë Shqipërisë.

Nëse do të arrihet edhe kjo, do të ishte diçka e shkëlqyer, por koha në dispozicion është shumë e shkurtër.”

Balla u pyet edhe për protestat në vend për vrasjen e 25 vjeçarit. Ai tha se protesta e cila nisi e lirë dhe e drejtë, tashmë është grabitur:

Pyetje: Z. Balla si po i konsideroni protestat që tashmë po zhvillohen në çdo qytet?

“Protesta e ditës së parë ishte një protestë e nisur nga zëra qytetarë të paangazhuar politikisht. Por protesta tashmë ëhstë grabitur nga politikanët e së keqes në Shqipëri.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha janë tashmë grabitësit e protestës e cila nisi si një protestë e drejtë, për të ngritur zërin kundër një akti që prokuroria e vendit e ka cilësuar kriminal, është marrë i pandehur punonjësi e policisë ndërsa gjykata vijon procesin ndaj tij.

Ndërkohë shqiptarët nuk kanë harruar se kur Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe, vrisnin qytetarë bashkë në bulevard, urdhrat e prokurorisë për vrasësit nuk ekzekutoheshin, madje vrasësit merreshin në mbrojtje dhe gradoheshin. Lulzim Basha u gradua nga Sali Berisha për vrasjet në bulevard.

Në këtë këndvështrim, për të qenë korrekt me përgjigjen, dua të them se protesta qytertare tashmë është grabitur nga opozita e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Tashmë kemi të bëjmë me akte dhunë, huliganizëm dhe vandalizëm.

Ju jeni dëshmitarë që edhe në Elbasan pati një tentativë për protestë e cila u organizua nga Partia Demokratike. Në Shkodër organizimi është nga Partia Demokratike e në qytete të tjera po ashtu.

Dhuna po sponsorizohet dhe paguhet nga paratë e korrupsionit të pandëshkuar të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Sali Berishës e Lulzim Bashës. Prandaj dua t’ju them që këto akte dhune nuk kanë ndodhur kurrë në 30 vite. Nuk janë sulmuar kurrë në Shqipëri sinjalistika rrugore, të digjen kazanët e mbetjeve, apo selitë e partive. Ky është frymëzim që vjen nga paratë e korrupsionit.

Por ne e kemi thënë, sa më shumë do të vijnë dhimbjet nga goditjet e SPAK-ut, aq më shumë do të rritet vandalizimi i polotikës se politikanëve të së keqes. Aq më shumë jep SPAK-u rezultatet e veta, aq më sëhumë rënkon katërshja e politikanëve të së keqes në Shqipëri.”

Pyetje: Si po e menaxhon policia këtë situatë?

“Policia shqiptare po mbron pronën publike.  Po mbron institucionet në këtë vend dhe jemi në kushtet ku kemi një numër të konsiderueshëm punonjësish policie të dëmtuar nga goditjet e adoleshentëve dhe jo vetëm.

Shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë të dëmtuar dhe familjet e tyre sepse ata janë në shërbim të komunitetit. Janë më shumë se 200 punonjës policie në këto 30 vite që kanë humbuyr jetën në përpjekje me bandat.

Përsa i përket rastit tragjik të 25 vjecarit ne kemi vendosur një standart, një akt moral me dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm. Kërkesa për dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është një inspirim që vjen nga selia e PD dhe LSI.

A jeni një nga kandidatët për Ministër i Brendshëm?

Unë jam Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe kam thënë që sipas rregullave të PS sekretari i Përgjithshëm nuk mund të marrë një detyrë ekzekutive.

 

Chairman of the Socialist Parliamentary Group Taulant Balla statement to the media after the decision of the Venice Commission for changes in the Electoral Code.
Question: The Venice Commission considered legitimate the changes in the Electoral Code and the Pre-election Coalitions.

“The final opinion of the Venice Commission, adopted yesterday is already a document that will be implemented and I call on all parties to respect it.

So, some milestones have been set which, naturally, some political parties in Albania may have had their reservations.
The first relates to the legitimacy of the Albanian Parliament. We are at the stage where Venice has certified that the handing over of mandates by a part of the opposition has been a wrong act, but that has not affected at all the decision-making and functional legitimacy of the Albanian Parliament.
The second relates to the April 25 election process. On April 25, elections will be held with the changes that have come as a result of the June 5 agreement, but also the July 21 agreement with the parliamentary opposition, which has made it possible for Albanian citizens to have the opportunity to express their will on April 25. theirs either for the party program or for the MP they want.
Regarding the alibis of the next defeat by the current extra-parliamentary opposition, related to issues of the functioning of electoral coalitions. In terms of opening the lists, it was the only election, a single electoral subject for each party group, which means they are free, they can come together, and Iliri and Saliu, and Luli and Monika, to compete in the same electoral subject. Luli I, Monika II, Saliu III, Iliri IV. But Venice says very clearly that this is a consolidated practice, it is a standard found in many countries and, fortunately, as it has concluded, Albania has tried this method in 2017.
If they want to be together, and they are together, let them be and we find it easier to win with them.
It is now the task of the Central Election Commission to guarantee a free, democratic electoral process and we are in a preparatory phase, where the keys to the registration of Albanian citizens living abroad have been opened, to go to the vote of Albanians living outside Albania. and that has been and remains one of the main objectives of the SP. Unfortunately, the Democratic Party did everything to prevent the vote of citizens outside Albania.
“If this is achieved, it would be great, but the time available is very short.”

Balla was also asked about the protests in the country for the murder of the 25-year-old. He said that the protest, which started free and fair, has already been robbed:

Question: Mr. Balla, how do you consider the protests that are already taking place in every city?

“The protest of the first day was a protest started by the voices of politically disengaged citizens. But the protest has already been robbed by evil politicians in Albania.
Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta and Sali Berisha are already the robbers of the protest which started as a fair protest, to raise their voice against an act that the local prosecution has considered criminal, the police officer was taken as a defendant while the court continues the process against him.
Meanwhile, Albanians have not forgotten that when Sali Berisha and Ilir Meta and the then Minister of Interior, killed citizens together on the boulevard, the prosecution orders for the killers were not executed, even the killers were taken into protection and promoted. Lulzim Basha was promoted by Sali Berisha for the murders on the boulevard.
From this point of view, to be correct with the answer, I want to say that the civil protest has already been robbed by the opposition of Ilir Meta and Sali Berisha. We are already dealing with acts of violence, hooliganism and vandalism.
You are witnesses that in Elbasan there was an attempt for protest which was organized by the Democratic Party. In Shkodra the organization is from the Democratic Party and in other cities as well.
The violence is being sponsored and paid for with the money of the unpunished corruption of Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha and Lulzim Basha. That is why I want to tell you that these acts of violence have never happened in 30 years. Road signs, garbage bins or party headquarters have never been attacked in Albania. This is the inspiration that comes from corruption money.
But we have said, the more the pain will come from the SPAK blows, the more the vandalism of the politics of evil politicians will increase. “The more SPAK gives its results, the more the four evil politicians in Albania groan.”

Question: How is the police managing this situation?

“Albanian police are protecting public property. They are protecting the institutions in this country and we are in a situation where we have a significant number of police officers injured by teenagers and not only.
Expresses solidarity with injured police officers and their families because they are in the service of the community. There are more than 200 police officers in these 30 years who have lost their lives in the fight against the gangs.
Regarding the tragic case of the 25-year-old, we have set a standard, a moral act with the resignation of the Minister of Interior. The request for the resignation of the General Director of Police is an inspiration coming from the headquarters of PD and LSI.

Are you one of the candidates for Minister of Interior?

I am the Chairman of the Socialist Parliamentary Group and the General Secretary of the SP and I have said that according to the rules of the SP the General Secretary cannot take an executive position.