Partia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet e 25 Prillit. Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj mëson se në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve në rrethe, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit.

Ai u ka kërkuar atyre të mos bien në kurthin e kundërshtarit duke kërkuar të mblidhen sa më shumë fakte për manipulime të procesit zgjedhor.

Kreu i PD është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Do të vazhdojmë të grumbullojmë faktet. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, ka deklaruar Basha.

Basha deklaroi sot duke dalë nga selia blu se beteja do të vazhdojë deri në fund në përgjigje të zërave që kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të zgjedhjeve.

The Democratic Party will not recognize the April 25 elections. ABC journalist Juxhin Mustafaraj learns that in today’s meeting with the mayors and secretaries of the branches in the districts, the leader of the Democrats, Lulzim Basha, stated that the DP cannot recognize an electoral process like the one on April 25.

He urged them not to fall into the trap of the opponent, seeking to gather as much evidence as possible for manipulations of the electoral process.

The leader of the Democratic Party has stated that next week he will start a tour through every branch of the Democratic Party in Albania to get acquainted with this evidence.

“DP can not recognize an electoral process like that of April 25. Do not fall into the trap of the opponent. We will continue to gather facts. “Next week, I will start a tour in every branch of the Democratic Party”, declared Basha.

Basha stated today leaving the blue headquarters that the battle will continue until the end in response to rumors that have demanded his resignation after the election result.