Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me situatën e studentëve në këtë fillimvit të ri akademik. Kryedemokrati shprehet se studentët në të gjitha universitetet e Shqipërisë, kanë tarifa të larta, kosto të shtuara dhe mësim jo efikas.

Ndërkohë që ai premton se në momentin që PD do të vijë në pushtet, studentët, familjet e të cilëve kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të ardhura në muaj, nuk do të paguajnë tarifë studentore.

Postimi i plotë i Bashës: Papërgjegjshmëria dhe keqmenaxhimi i situatës nga qeveria, ka vënë sot në vështirësi studentët e të gjitha universiteteve të Shqipërisë. Kohë e humbur, para të shpenzuara, tarifa të larta, kosto të shtuara dhe mësim jo efikas për shumicën prej tyre, janë shqetësimet që ngritën studentët.

Qeveria duhet menjëherë të ndalojë pagesat korruptive dhe t’u vijë në ndihmë studentëve, t’i mbështesë financiarisht dhe të krijojë kushte, që çdo student në Shqipëri të zhvillojë mësimin në mënyrë efikase.

Pas 25 prillit, bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Asnjë i ri nuk do të mbetet pa arsimin e lartë për shkak të kushteve ekonomike.

Me planin tonë, studentët nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës studentore.

Studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajnë gjysmën e tarifës.

Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

10 mijë studentë shqiptarë në vit, do të mund të kryejnë stazhe të paguara deri në 30 mijë lekë në muaj.

Prioriteti im, është t’u krijoj këtu në Shqipëri mundësi të rinjve, për arsim cilësor, punë dhe mirëqenie.

The chairman of the Democratic Party, Lulzim Basha, through a post on Facebook, has reacted regarding the situation of students in this beginning of the new academic year. The leader of the Democrats says that students in all universities in Albania have high fees, increased costs and inefficient teaching.

While he promises that at the moment that PD will come to power, students, whose families have an income of less than 640 thousand ALL per month, will not pay student fees.

Basha’s full post: Irresponsibility and mismanagement of the situation by the government, has put today in trouble the students of all universities in Albania. Lost time, money spent, high fees, increased costs and inefficient tuition for most of them, are the concerns raised by students.

The government must immediately stop corrupt payments and come to the aid of students, support them financially and create conditions for every student in Albania to develop their education efficiently.

After April 25, together with the young men and women of this country, we will heal Albania. No young person will be left without higher education due to economic conditions.

With our plan, students from families with incomes less than 640 thousand old lekë per month, will receive a 100% subsidy of the student fee.

Students from families with incomes over 640 thousand old lekë per month, will pay half the fee.

For students with disabilities, the state budget will provide scholarships and financial support.

10 thousand Albanian students per year, will be able to complete internships paid up to 30 thousand ALL per month.

My priority is to create opportunities here in Albania for young people, for quality education, work and welfare.