Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar gjatë prezantimit të programit të PD për arsimin se brenda 4 viteve të qeverisjes demokrate çdo familje do të ketë të paktën një tabletë, laptop ose kompjuter në shtëpi. Basha shtoi se kjo është e ardhmja dhe ajo nuk duhet lënë në duart e atyre që janë shkëputur nga hallet e përditshme.

Kreu i PD theksoi se çdo fëmijë do të arsimohet pavarësisht statusit social, ekonomik apo aftësive të kufizuara.

“Unë angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, leptop ose kompjuter në shtëpi.

Kjo është e ardhmja jonë dhe ne të ardhmen tonë s’mund ta lëmë në duart e atyre që janë shkëputur krejtësisht nga hallet e përditshme dhe hallet e njerëzve.

Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore apo diskriminohet. Do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara. E përsëris, nuk do të ketë bir dhe bijë shqiptari që të mbetet pa arsim për shkak të pamundësive ekonomike të prindërve të tyre”, u shpreh Basha.

Një tjetër pikë e programit të PD për arsimin, tha Basha, është kurse falas deri në 35-vjeç, për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht!

“Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Wducation World Wide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime”, tha Basha

Democrat leader Lulzim Basha stated during the presentation of the PD program for education that within 4 years of democratic government every family will have at least one tablet, laptop or computer at home. Basha added that this is the future and it should not be left in the hands of those who are detached from daily worries.

The DP leader stressed that every child will be educated regardless of social, economic or disability status.

“I am committed that within 4 years, every family will have at least 1 tablet, laptop or computer at home.

This is our future, and we cannot leave our future in the hands of those who are completely detached from the daily worries and anxieties of the people.

We will bring quality education to all. Not even a student will be neglected or discriminated against. We will educate every child, regardless of their social, economic status or disability. I repeat, there will be no Albanian son and daughter to be left without education due to the economic impossibilities of their parents “, said Basha.

Another point of the PD program for education, said Basha, is free courses for up to 35-year-olds, for 5 foreign languages ​​— English, German, Spanish, French and Italian!

“I will offer for every young Albanian and every Albanian adult up to 35 years old free private courses of the well-known American platform Wducation World Wide for 5 foreign languages ​​— English, German, Spanish, French and Italian! Our young people in schools and those in the labor market should and will be ready for the big investments that will come to Albania with the new government, they will be ready to fill new jobs in tourism, in production, IT or services “, said Basha.