Bayern Munich është kualifikuar në fazën gjysmë finale të Champions pas ndeshjes së sotme me Barcelonën. Ekipi gjerman i skatërroi katalanasit me rezultatin e thellë 8-2, mes të cilave ishte edhe një autogol nga Alaba.

Myler hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Alaba vendosi baraspeshën në minutën e 7-të, falë një autogoli të çuditshëm. Në këto moment Barcelona provoi të përmbysë rezultatin por jo vetëm kaq, pasi nga minuta e 22-të, kur Perisiç realizoi golin e dytë, katalanasit u shpërfytyruan totalisht. Gnabri në të 28-tën dhe Myler në të 31 plotësuan “pokerin” në pjesën e parë.

Ndërsa në pjesën e dytë, u shënua gol në minutën e 63-të nga Kimish, më pas në minutën 82 goditi Levandovski dhe golat final u shënuan nga Kutinjo në minutat 85 dhe 89. Në gjysmëfinale, Bayern Munich do përballet me fituesin e çiftit Manchester City- Lyon.

Bayern Munich has qualified for the semi-finals of the Champions League after today’s match with Barcelona. The German team defeated the Catalans with a deep score of 8-2, among which was an own goal from Alaba.

Myler opened the scoring in the 4th minute, while Alaba set the balance in the 7th minute, thanks to a strange own goal. In these moments Barcelona tried to reverse the result but not only that, because from the 22nd minute, when Perisic scored the second goal, the Catalans were completely disfigured. Gnabri in the 28th and Myler in the 31st completed the “poker” in the first half.

In the second half, a goal was scored in the 63rd minute by Kimish, then in the 82nd minute Levandovski hit and the final goals were scored by Coutinho in the 85th and 89th minutes. In the semifinals, Bayern Munich will face the winner of the pair Manchester. City- Lyon.