Kryeministri Sali Berisha ka folur për thirrjen e prokurorisë së Tiranës, që i bëri kërkesë të japë dëshminë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdarit. Në emisionin “Opinion”, Berisha u shpreh se nuk ka marrë asnjë fletëthirrje nga Gjykata asnjëherë në jetë ndërsa thekson se vrasësit e Hajdarit janë vetë shteti dhe banda e Haklajve janë të dërguar nga shteti.

“Në mënyrë kategorike, nuk kam marrë kurrë në jetën time fletëthirrje. Nuk ka një media që të ketë botuar që të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë. Jo, Fatos Klosi dhe ish bashkëpunëtori i sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi bënin lojë dhe skupe se nuk më thërrisnin dot. Nuk më thërrisnin dot për dy fakte. E para që do tu bëja pretencë politike dhe e dyta nuk isha dëshmitar okular. Unë kisha qenë në zyrë dhe cfarë do që të dëshmoja unë, nuk lidhte dot fuqinë e një prove pa u identifikuar. Së treti më e rëndësishmja që e di ti dhe gjithë Shqipëria. Vetëm në harkun kohor atë ditë kam bërë 3 konferenca shtypi, pa thënë pastaj konferencat e shtypit duke pasur parasysh dhe disa faktorë që i bënin të tjerë të druheshin të dilnin publikisht, unë e bëja. Unë, Sali Berisha kam denoncuar publikisht cdo të dhënë që ka ardhur, kam denoncuar publikisht vrasjen shtetërore të Azem Hajdarit.

Biem dakord që Azem Hajdari ishte ndër personalitetet më të rralla të jetës politike shqiptare. Cfarë ishin bandat terroriste Haklaj? Ishte një bandë e zakonshme? Jo, ajo është një bandë shtetërore me kapitenë, majorë, nënkolonelë e të tjerë. Bandë ishte dhe Zani Caushi, por nuk u bë shef komisariati. Vrasësit Haklaj morën komisariatin vetëm për tu hakmarrë në emër të regjimit që u përmbys në Tropojë dhe Azem Hajdarin ndër të tjerë.

Pra kjo është tjetër sfond politik. E vrau shteti Azem Hajdari. Pse unë kam akuzuar? Së pari, kemi pasur informacion se vrasësit e Azem Hajdarit, atë ditë në drekë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon (që kthehej nga Lisbona). Kjo nuk mund të ishte një e dhënë e kotë. Pse akuzova Nanon? Sepse pas vrasjes, ne i kemi ndjekur vrasësit dhe bandën terroriste. Absolutisht nga Lapraka deri në Bajram Curr, asnjë postbllok policie, jo vetëm që nuk i ka ndaluar por edhe nderuar. Ne na u tha që kemmi njoftuar të gjithë postblloqet ti ndalojë dhe kemi njoftuar se është shefi i komisariatit që ka ekzekutuar Azem Hajdarin. Përderisa Nano nuk veproi dhe mos harroni, u formuluan akuza për krime ndaj njerëzimit. Nano deklaroi: Faktoni këto akuza ose jap dorëheqjen. Nanos i kanë raportuar se kishin kryer krim ndaj njerëzimit. Historia më vonë tregoi se ai absolutisht nuk ishte personi i lidhur direkt.

A kishte lidhje shefi i Shërbimit Informativ për vrasjen? Ata që organizojnë atentatet, kanë gjithmonë informacione. Më thoni pse ia mbathi të nesërmen në Himarë? Pasi rregulloi azilin e Fatosit në Maqedoni, për vete zgjodhi Himarën”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se ka besim të plotë ndaj dëshmive të personave të tjerë që i treguan jashtë selisë së PD ku u qëlluar për vdekje Azem Hajdari. Berisha zbulon se Hajdari ishte në dijeni për sulmin që po i kryhej pasi 10 ditë para vrasjes i shkuan bandat në shtëpi, ndërsa ish-kryeministri i sugjeroi të fshihej.

“Janë përpjekur në mënyrën më kriminale që ta paraqesin si sherrnajë por Azem Hajdarit, familja dhe rrethi i tij në mënyrë absolute nuk kanë patur kurrë deri ditën që është vrarë, asnjë sherr më të vogël me bandën kriminale Haklaj. Hajdari ka qëlluar politikisht kundëer terrorit, vrasjeve politike që kjo bandë kryente në Tropojë. Shteti kërkonte ta vriste nëpërmjet këtyre. I thashë, Azem, ata do të zbatojnë në porosi. Mirë është që të zhdukesh. Në rregull ose duhet të fshihesh, ose të qëndrosh e tu biesh. Kjo nuk është mënyra jonë. Azemit i kishin dalë në pritë dhe tek shtëpia. Kush ishin ata? Ishin shteti. Ata ishin vrasësit e shtetit. Në pritë po të më pyesësh mua e nxori Fatos Klosi. Kurthin e organizoi dhe e serviri shërbimi. Kishte një radio të shërbimit informativ aty, jo të policisë”, tha Berisha.

 

Prime Minister Sali Berisha spoke about the call of the Tirana prosecutor’s office, which asked him to testify about the murder of former Democratic MP Azem Hajdari. In the show “Opinion”, Berisha said that he has never received a summons from the Court in his life, while emphasizing that Hajdari’s killers are the state itself and the Haklaj gang are sent by the state.

“Categorically, I have never received a summons in my life. There is no media that has published to prove the opposite of what I say. No, Fatos Klosi and the former collaborator of the State Security, Arben Rakipi, were playing games and games because they could not call me. They could not call me for two facts. The first was that I would make a political claim and the second was not an eyewitness. I had been in the office and whatever I testified could not bind the power of a test without being identified. Thirdly, the most important thing that you and all of Albania know. Only in the time frame that day I did 3 press conferences, not to mention then the press conferences given and some factors that made others afraid to go out in public, I did. I, Sali Berisha, have publicly denounced every information that has come, I have publicly denounced the state murder of Azem Hajdari.

We agree that Azem Hajdari was one of the rarest personalities of Albanian political life. What were the Haklaj terrorist gangs? Was it a common gang? No, it is a state gang with captains, majors, lieutenants and others. Zani Caushi was also in the gang, but he did not become the chief of the police station. The Haklaj killers took the commissariat only to take revenge on behalf of the regime that was overthrown in Tropoja and Azem Hajdari among others.

So this is another political background. The state killed Azem Hajdari. Why did I accuse? First, we had information that the killers of Azem Hajdari, that day at lunch were waiting at the airport Fatos Nano (returning from Lisbon). This could not be a vain clue. Why did I accuse Nanon? Because after the murder, we pursued the killer and the terrorist gang. Absolutely from Lapraka to Bajram Curr, no police checkpoint has not only stopped but also honored them. We were told that we had notified all the checkpoints to stop and we had announced that it was the chief of the police station who had executed Azem Hajdari. As long as Nano did not act and remember, charges of crimes against humanity were formulated. Nano stated: Factualize these allegations or resign. They reported to Nano that they had committed a crime against humanity. History later showed that he was absolutely not a directly related person.

Did the intelligence chief have anything to do with the murder? Those who organize assassinations always have information. Tell me why he ran away to Himara the next day? “After arranging Fatos’ asylum in Macedonia, he chose Himara for himself”, said Berisha.

The former prime minister said that he has full confidence in the testimonies of other people who showed him outside the PD headquarters where Azem Hajdari was shot dead. Berisha reveals that Hajdari was aware of the attack that was being carried out after the gangs went to his house 10 days before the murder, while the former prime minister suggested that he hide.

“They tried in the most criminal way to present him as a quarrel, but Azem Hajdari, his family and his circle absolutely never had until the day he was killed, any minor quarrel with the criminal gang Haklaj. Hajdari has shot politically against the terror, the political murders that this gang committed in Tropoja. The state wanted to kill him through these. I said, Azem, they will implement to order. It is good to disappear. All right, you either have to hide, or you have to stay and fall. This is not our way. Azem was ambushed and taken home. Who were they? They were the state. They were the killers of the state. In the ambush, if you ask me, Fatos Klosi took me out. The trap was organized and served by the service. “There was an intelligence service radio there, not the police”, said Berisha.