Në fundjavë, akrepat e orës lëvizim një orë prapa, si gjithmonë. Megjithatë, kjo mund të mos përsëritet më, pasi deri në Prill të 2021 secili vend i Bashkimit Evropian do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me sistemin e ndërrimit të orës, sistem në fuqi prej 54 viteve.

Natën midis 24 dhe 25 tetorit 2020, do të ndërrojë ora sërish, akrepat e orës do të lëvizin një orë prapa, duke na dhënë të gjithëve mundësinë për të fjetur një orë më shumë, por edhe do të errësohet më herët. Megjithatë mund të jetë hera e fundit që ajo do të ndryshojë. Në prill do të dimë nëse viti 2021 do të shënojë fundit e ndryshimit të orës, në fuqi për 54 vjet. Një ndryshim që mund të shkaktojë konfuzion në nivelin e zonave kohore evropiane, i cili është ende në diskutim.

Debati për orën e verës
Që nga viti 1996 të gjitha vendet e Bashkimit Evropian – plus Zvicra dhe vendet e Evropës Lindore – kanë miratuar të njëjtin kalendar për orën e verës, pavarësisht nga polemikat e shumta. Në verën e vitit 2018, Parlamenti Evropian miratoi heqjen e detyrimit që vendet anëtare të kalojnë nga një orë në tjetrën dy herë në vit. Secili shtet është i lirë të vendosë deri në prill 2021 nëse do të miratojë orën e verës, kohën diellore përgjithmonë ose të vazhdojë t’i alternojë ato. Vendet në Veri, të tilla si Finlanda dhe Polonia, po bëjnë presion për fundin e saj , ndërsa ato në Jug po lëvizin në drejtim të kundërt. Franca tashmë është shprehur me një votim popullor për ta mbajtur atë gjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, Italia vazhdon ta alternojë atë, veçanërisht për arsye ekonomike: ora e verës lejon të ndizni dritat një orë më vonë, me kursime të konsiderueshme.

Kursim energjie
Qëllimi i orës së verës që nga prezantimi i tij, në fakt, është të lejojë kursimin e energjisë falë përdorimit më të vogël të ndriçimit elektrik. Terna, kompania përgjegjëse në Itali për menaxhimin e rrjetit energjetik, vlerëson kursimet e lejuara nga miratimi i orës së verës: në periudhën midis viteve 2004 dhe 2012 ajo tejkaloi 6 miliard kilovat orë me një kosto më të ulët prej 900 milion euro.

 

On weekends, the hands of the clock move one hour back, as always. However, this may not happen again, as by April 2021 each EU country will have to decide whether to continue with the clock system, a system in force for 54 years.

On the night between October 24 and 25, 2020, the clock will change again, the hands of the clock will move one hour backwards, giving us all the opportunity to sleep one more hour, but it will also get dark earlier. However it may be the last time it will change. In April we will know if 2021 will mark the end of the clock change, valid for 54 years. A change that could cause confusion at the level of European time zones, which is still under discussion.

Summer Hour Debate
Since 1996 all European Union countries – plus Switzerland and Eastern European countries – have adopted the same calendar for daylight saving time, despite much controversy. In the summer of 2018, the European Parliament approved the abolition of the obligation for member states to move from one hour to another twice a year. Each state is free to decide by April 2021 whether to adopt daylight saving time, solar time permanently or continue to alternate them. Countries in the North, such as Finland and Poland, are pushing for its end, while those in the South are moving in the opposite direction. France has already expressed itself with a popular vote to hold it throughout the year. Italy, on the other hand, continues to alternate it, especially for economic reasons: daylight saving time allows you to turn on the lights an hour later, with considerable savings.

Energy saving
The purpose of the summer watch since its introduction, in fact, is to allow energy savings thanks to the lesser use of electric lighting. Terna, the company responsible for power grid management in Italy, estimates the savings allowed by the approval of the summer clock: in the period between 2004 and 2012 it exceeded 6 billion kilowatt hours at a lower cost of 900 million euros.