Provimet përfundimtare në universitet janë mjaft të vështira, por nëj vajzë nga Illinois, SHBA, e çoi vështirësinë në nivel tjetër, teksa solli në jetë bebin në mes të testit. Brianna Hill, e diplomuar në universitetin e Ligjit në Loyola, Chicago, e dinte që do të ishte shtatzënë kur të jepte provimin e saj përfundimtar, megjithatë si pasojë e pandemisë, çdo gjë doli përtej parashikimit që ajo kishte bërë.

“Mendoja se do isha vetëm 28 javëshe shtatzënë kur do të bëja provimin”-tregon Hill- “Megjithatë, për shkak të pandemisë testi u shty në tetor dhe kështu isha 38 javëshe. Bëja edhe shaka në fillim, duke thënë se do e jepja provimin nga krevati i spitalit. Por nuk më doli edhe aq shaka, e mora mësimin!”

Versioni i ri i provimit, i përshtatur në kushtet e Covid-19, parashikon që gjatë dy ditëve ta bësh provimin në katër pjesë 90 minutëshe. Gjatë këtyre minutave duhet të ulesh gjatë gjithë kohës para kompjuterit, pa lëvizur fare, në mënyrë që të mos dyshojnë se po kopjon.

”Mendova se ndjeva diçka 30 minuta pasi kisha nisur testin dhe thashë me vete: Shpresoj që mos më kenë plasur ujërat. Por nuk mund të kontrolloja dhe vendosa që ta mbaroja seksionin e parë. Kur u çova, e dija që isha duke lindur.”- tregon vajza dhe shton: ”Mora pushimin pas seksionit të provimit, u pastrova, mora burrin në telefon, mamanë dhe infermieren, qava pak sepse nisa të tensionohesha, dhe u ula që të bëja pjesën e dytë të provimit sepse infermierja më tha që kisha kohë përpara se të shkoja në spital”.

Kështu ajo shkoi në siptal rreth orës 5.30 dhe djalii saj erdhi në jetë pak pas orës 10. ”Gjatë gjithë kohës burri im dhe unë folëm dhe vendosëm që duhet ta mbaroja testin. Edhe infermierja dhe doktoresha ishin dakord, për mua nuk kishte opsion tjetër.”- tha Hill. Ditën tjetër, spitali arrit që të siguronte një dhomë bosh për vajzën, në mënyrë që të mbaronte dhe seksionet e tjera të provimit, duke vendosur një shenjë ”Mos më shqetëso” tek dera. Hill u fut në provim dhe gjatë pushimeve u kusdes edhe për vogëlushin.

“Jam shumë e lumtur që të gjithë më ndihmuan në spital. Infermieret më ndihmuan jo vetëm sepse sapo isha bërë nënë, por edhe si një avokate e re. Burri dhe shokët e klasës mu gjendën pranë dhe ma bën më të lehtë gjtihçka, sepse siç mund ta kuptoni rrethanat nuk ishin ideale.”- e mbyll rrëfmin vajza, ndërkohë që thotë se ende nuk i ka marrë përgjigjet./”NEWS31″

 

The final university exams are quite difficult, but a girl from Illinois, USA, took the difficulty to the next level, as she gave birth to the baby in the middle of the test. Brianna Hill, a law graduate from Loyola, Chicago, knew she would be pregnant when she passed her final exam, yet as a result of the pandemic, everything went beyond the prediction she had made.

“I thought I would only be 28 weeks pregnant when I took the test,” Hill said. “However, due to the pandemic, the test was postponed to October and I was 38 weeks old.” I even joked at first, saying I would take the exam from the hospital bed. But I was not so joking, I learned my lesson! ”

The new version of the exam, adapted to the conditions of Covid-19, envisages that in two days you will take the exam in four parts of 90 minutes. During these minutes you should sit all the time in front of the computer, without moving at all, so as not to suspect that you are copying.

“I thought I felt something 30 minutes after I started the test and I said to myself: I hope the waters did not burst. But I could not control it and decided to finish the first section. “When I got up, I knew I was giving birth,” she said. I did the second part of the exam because the nurse told me that I had time before I went to the hospital “.

So she went to the hospital around 5.30 am and her son came to life shortly after 10 am. ”All the while my husband and I talked and decided I had to finish the test. The nurse and the doctor also agreed, for me there was no other option, “said Hill. The next day, the hospital managed to provide an empty room for the girl, in order to finish the other sections of the exam, placing a sign “Do not disturb me” at the door. Hill took the exam and took care of the little one during the holidays.

“I am very happy that everyone helped me in the hospital. The nurses helped me not only because I had just become a mother, but also as a young lawyer. My husband and classmates were by my side and made everything easier for me, because as you can understand the circumstances were not ideal. “- the girl closes the story, while she says that she has not received the answers yet./” NEWS31 ″