Këtë të hënë një refugjate siriane 28 vjeç është gjetur e vrarë me një plumb në kokë brenda në banesën e saj në Belgjikë. Sipas informacioneve nga autoritet policore dyshohet se autorit i krimi të jetë njëri prej vëllezërve.

Ahlam Yunan u vra nga i vëllai për çështje nderi, njoftoi prokuroria belge. E reja, e cila punonte kameriere në kafe Liège, u gjet në banesën e saj më 3 janar, me gjurmë mbytjeje rreth qafës, duart e lidhura dhe një plumb në kokë.

Të hënën, zyra e prokurorit konfirmoi raportet se një nga vëllezërit e saj, më i madh se ajo, është “i dyshuari kryesor”.

“Autori është sirian, i lindur në 1984, refugjat në Suedi, i cili aktualisht është në kërkim”, thuhej në njoftim.“Tensionet midis vëllait dhe motrës ishin shumë të mëdha sepse ai nuk e mbështeste mënyrën se si ajo jetonte, mund të flitet për një krim nderi, “tha Catherine Collion, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege.

Sipas mediave, Ahlam u rrit në një familje të madhe myslimane në Siri, anëtarët e së cilës tani janë shpërndarë midis Belgjikës, Suedisë dhe vendit të tyre të luftës.

Ndërsa motra e saj, Fandia, nuk kishte asnjë lajm prej ditësh nga Ahlami, ajo shkoi në shtëpinë ku gjeti trupin e pajetë të 28-vjeçares. Ajo u foli hetuesve për vëllain e dyshimtë, i cili kohët e fundit kishte “kërcënuar” viktimën, sipas gazetës L’Avenir.

Sipas Collion, ky vëlla që jeton në Suedi ka qenë në Belgjikë për gati tre muaj. Krimi i tij duhet të jetë kryer në 31 dhjetor ose 1 janar. Që atëherë, vëllai është “zhdukur” dhe ndaj tij po pret një urdhër arresti evropian, lëshuar nga hetuesi i ngarkuar me hetimin e “vrasjes”.

This Monday, a 28-year-old Syrian refugee was found shot in the head inside her apartment in Belgium. According to information from the police authority, it is suspected that the perpetrator of the crime is one of the brothers.

Ahlam Yunan was killed by his brother for honor matters, the Belgian prosecution announced. The young woman, who worked as a waitress in Liège cafe, was found in her apartment on January 3, with choking marks around her neck, tied hands and a bullet in the head.

On Monday, the prosecutor’s office confirmed reports that one of her brothers, older than her, was the “main suspect”.

“The author is a Syrian, born in 1984, a refugee in Sweden, who is currently wanted,” the statement said. “Tensions between brother and sister were too great because he did not support the way she lived, one can speak. for a crime of honor, “said Catherine Collion, a spokeswoman for the Liege prosecutor’s office.

According to media reports, Ahlam grew up in a large Muslim family in Syria, whose members are now scattered between Belgium, Sweden and their country of war.

While her sister, Fandia, had no news for days from Ahlami, she went to the house where she found the 28-year-old’s dead body. She spoke to investigators about the suspicious brother, who had recently “threatened” the victim, according to the newspaper L’Avenir.

According to Collion, this brother who lives in Sweden has been in Belgium for almost three months. His crime must have been committed on December 31st or January 1st. Since then, the brother has “disappeared” and a European arrest warrant is awaiting him, issued by the investigator in charge of investigating the “murder”.