34-vjeçarja që humbi jetën para disa ditësh në Shqipëri, është viktima më e re në vend prej koronavirusit.

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua ngjarja tragjike e familjes Kushta që humbën vajzën e tyre në moshë të re.

Në vitin 2009 familja humbi nënën për shkak të një sëmundje të rëndë.

34-vjeçarja e cila vuante nga diabeti ishte çuar nga familjarët në spitalin e Librazhdit dhe prej aty u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit. Aty qëndroi dy ditë por gjendja e saj u rëndua dhe mjekët e nisën për në spitalin e Tiranës.

Gjatë qëndrimit në spital e reja u infektua me koronavirus por familjarët nuk kishin dijeni ndërsa e mësuan këtë gjë tre ditë para se ajo të ndërronte jetë.

Njëri prej vëllezërve shprehet se vetëm pak orë para se motra të ndërronte jetë kishte shkuar në ambientet e spitalit infektiv nga ku kërkoi të dinte gjëndjen e të ndjerës.

Dëshmia e vëllait të viktimës:

Ne jemi nga fshati Qukës i Librazhdit, jemi tre motra dhe tre vëllezër, ndërsa mamin e kemi humbur në gusht të vitit 2009 nga një sëmundje e rëndë. Ne jemi të martuar. Vetëm motra që humbi jetën jetonte me babin. Kemi punuar në emigracion, ndërsa babi në ndërtim. Motra jetonte me babin. E çuam në spital të Librazhdit, pastaj e trasferuan në spitalin e Elbasanit. Ata na nisën për Tiranë pas dy ditësh. Pastaj për në Tiranë e shoqëruam ne të tre si vëllezer. Ndënji në Tiranë 13- ditë. Në fillim ishte mirë, flisnim në telefon madje deri një ditë më parë, orën 11 të drekës ne kemi folur me të. Me zor fliste vetëm një ditë para. Ne vetëm ditët e fundit na njoftuan se kishte virus. Ajo nuk kishte virus kur ishte në spital të Elbasanit. Ka pasur shumë të vjella, ka pas bërë dhe dialize. Tek ditët e fundit nuk kishte temperaturë.

Ditën e fundit shkuam unë edhe vëllai për të pyetur si ishte dhe na thanë se ka ndërruar jetë. E kishin çuar tek morgu, shkuam e morëm. E varrosëm pa praninë e askujt sepse nuk lejohet. Erdhën disa të Bashkisë për të na dezinfektuar ambientin. Motra jonë u varros pa praninë e njerëzve. Ajo është infektuar në spital, sepse ishte në reanimacion pastaj e kaluan tek Infektivi. Ne nuk kemi shenja te Covid, madje nuk na kanë ardhur as të na bëjnë tamponin. Motra jonë u infektua në spital. Në moshën 15-vjec i ka filluar diabeti, e patëm çuar në Elbasan për vizitë, edhe aty doli me diabet. Motra bënte insulinë tre herë në ditë. Iu enjtën këmbët një ditë edhe e çuam në spital sepse filloi me të vjella. Mirpo motra nuk mbante as perizin për diabetin.

Ajo ishte nje tip që prekej shumë. Unë kam pasur ndenjë më shumë, edhe kam pasur një marrëdhënie të mirë. Më ka ikur gjysma e shtëpisë, motra ime ishte gjysma e shtepisë. Une nuk kam asgje per te thene lidhur me spitalin e Elbasanit na kane sherbyer shume, na kane ndihmuar shume. Por gjithe brengen e kam me spitalin e Tiranes aty te infektivi nese edhe rojes te dera nuk do ti jepje leke nuk te kthente askush nje pergjigje, une shkoja cdo dite te pyesja per motren, madje mediat e kane nxjerre qe ajo kishte disa dite e intubuar, nuk eshte e vertete une kam biseduar me motren nje dite me pare se te nderronte jete deri ne oren 12 te drekes, edhe fjalet e fundit te saj ishin qe nuk mundem me te flas, nuk mundem me te pergjigjem, nuk eshte e vertete qe ajo ka qene e intubuar, madje dializa i eshte bere ato dite qe ajo u trasferua te spitali Infektivit.

Une nje moment e pyeta se a kishte nevoje per te ngrene apo per te pire ajo me pati thene se duhet ti therrasesh mjeket edhe infermieret gati 100 here qe mund te te vijne nje here. Nuk kishte sherbim, une u detyrova nje moment ti thoshja njerit prej mjekeve qe nuk kam me asnje leke vecse 25 mij leke te vjetra ne portofol. Motra ime nuk ishte me virus, ishte me diabet, dhe u infektua ne spital.

The 34-year-old who lost her life a few days ago in Albania, is the youngest victim in the country from coronavirus.

In the show with “Open Heart” was treated the tragic event of the Kushta family who lost their daughter at a young age.

In 2009 the family lost their mother to a serious illness.

The 34-year-old woman who was suffering from diabetes was taken by her family members to the Librazhd hospital and from there she was sent urgently to the hospital in Elbasan. She stayed there for two days, but her condition worsened and doctors took her to the Tirana hospital.

During her stay in the new hospital, she became infected with coronavirus, but her family members did not know about it until three days before she passed away.

One of the brothers says that just a few hours before his sister passed away, he went to the infectious disease hospital where he asked to know the condition of the deceased.

Testimony of the victim’s brother:

We are from the village of Quka in Librazhd, we are three sisters and three brothers, while we lost our mother in August 2009 from a serious illness. We are married. Only the sister who lost her life lived with her father. We worked in immigration while Dad worked in construction. The sister lived with her father. We took him to the Librazhd hospital, then transferred him to the Elbasan hospital. They left for Tirana after two days. Then the three of us accompanied him to Tirana as brothers. Stay in Tirana for 13 days. At first it was good, we talked on the phone even until the day before, at 11 o’clock at noon we talked to him. He barely spoke just the day before. We were only recently informed that there was a virus. She did not have the virus when she was in the hospital in Elbasan. There was a lot of vomiting, there was diarrhea. There was no temperature in the last few days.

The last day my brother and I went to ask how he was and we were told that he had passed away. They took him to the morgue, we went and got him. We buried him without anyone’s presence because it is not allowed. Some of the Municipality came to disinfect our environment. Our sister was buried without the presence of people. She was infected in the hospital because she was in resuscitation then they transferred her to the Infectious Diseases Hospital. We have no signs of Covid, they haven’t even come to do our tampon. Our sister was infected in the hospital. At the age of 15, he started having diabetes, we took him to Elbasan for a visit, and he also developed diabetes. The sister took insulin three times a day. One day his legs swelled and we took him to the hospital because he started vomiting. But the sister did not even wear a diaper for diabetes.

She was a very touching type. I have had more stays, and I have had a good relationship. I missed half of the house, my sister was half of the house. I have nothing to say about the hospital in Elbasan, they have served us a lot, they have helped us a lot. But I have all the worries with the Tirana hospital there, the infectious disease, if you don’t give money to the doorkeeper, no one will give you an answer, I would go every day to ask about my sister, and even the media have revealed that she had some intubated days. , it’s not true I talked to my sister the day before that she passed away until 12 noon, her last words were that I can’t speak anymore, I can’t answer anymore, it’s not true that she was intubated, and dialysis was even given to her on the day she was transferred to the Infectious Diseases Hospital.

I asked her for a moment if she needed to eat or drink, she told me that you should call the doctors and nurses almost 100 times that they might come to you once. There was no service, I was forced for a moment to tell one of the doctors that I have no more than 25 thousand old lek in my wallet. My sister was not infected with the virus, she was diabetic, and she was hospitalized.