Një rrahje brutale mes të rinjve ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Mitrovicës rreth orës 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Avni Zahiti:

Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona tjerë kanë kërkuar tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar.
Në fotot e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet një makinë e tipit Volkswagen Golf V me njolla gjaku si rezultat e përleshjes së të rinjve.

Aktualisht Policia e Kosovës është duke intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve.

A brutal beating between young people took place today in the center of Mitrovica around 18:00.

The news was confirmed by the Kosovo Police Spokesman Avni Zahiti:

A fight between several people was reported around 18:00, on “Mbretëresha Teutë” street in Mitrovica, regarding the case, the police is currently interviewing three people as suspects, while two other people have requested medical treatment. The case is being handled.
In the photos published from the scene, a Volkswagen Golf V car with blood stains is seen as a result of the clash of young people.

Kosovo Police is currently interviewing three people as suspects.