Përpara pak ditësh, Britania e Madhe bëri të ditur se do të porositeshin mbi 1 milion teste për t’iu shpërndarë qytetarëve. Këto teste, nuk janë të njejtat me ato që përdorin spitalet, por janë ideuar të kenë një përdorim fare të thjeshtë në kushte shtëpie.

Ditën e sotme, është bërë publike se si është modeli përfundimtar i testeve dhe si mund të përdoren. Brenda vetëm pak ditësh, në Britani do të ketë 3.5 milion teste në dispozicion të qytetarëve, të cilat mund të porositen nëpërmjet Amazon.

Testet do të tregojnë jo vetëm nëse personi është i infektuar, por edhe nëse ka qenë më herët i infektuar nga virusi dhe nuk e ka kuptuar. Megjithatë nuk është sqaruar nëse testet do të jenë falas apo do të shpërndahen kundrejt një pagese. Përdorimi i tyre është fare i thjeshtë dhe mund të kryhet nga kushdo. Mjafton të shpohet gishti (njësoj me procedurën kur bëhet testi për zbuluar grupin e gjakut) dhe të vendoset në aparaturën e vogël për të parë nëse jeni të infektuar apo jo.

Profesori Peacock shpjegoi:

Një numër i vogël i testeve do të provohen fillimisht në një laborator, përpara se të shpërndahen përmes Amazon. Sapo të kemi konfirmimin përfundimtar që këto teste janë 100% të besueshme, do të fillojmë me shpërndajen e tyre.
Burimi: DailyMail| JOQ Albania

A few days ago, the UK announced that more than 1 million tests would be ordered to distribute to citizens. These tests are not the same as those used by hospitals, but are designed to have a simple use at home.

Today, it has been made public what the final model of the tests is and how they can be used. In just a few days, there will be 3.5 million citizen tests available in the UK, which can be ordered through Amazon.

Tests will show not only whether the person is infected, but also if he or she was previously infected by the virus and did not understand. However it has not been clarified whether the tests will be free or distributed for a fee. Their use is quite simple and can be performed by anyone. It is enough to pierce your finger (same as the procedure for blood test) and place it on the small apparatus to see if you are infected or not.

Professor Peacock explained:

A small number of tests will first be tried in a lab before being distributed through Amazon. Once we have the final confirmation that these tests are 100% reliable, we will begin distributing them.