Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar të gjitha gratë për festën e 8 marsit.
Balla përmes një postimi në rrjetin social shkruan se solidariteti në këtë 8 Mars shkon për ato nëna e motra të cilat humbën të afërmit e tyre në tërmetin e 26.

Sipas kreut të grupit të PS duhet të punojmë shumë dhe më tepër për një shoqëri të emancipuar, pa dhunë ndaj gruas.
Postimet e Ballës:

Faleminderit dhe mirënjohje të gjitha grave dhe vajzave në familjen tonë socialiste. Nuk mund të mos falenderoja sot në një takim të veçantë gratë dhe vajzat e Partisë Socialiste Elbasan për angazhimin dhe kontributin e tyre.

Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike me angazhim dhe rezultate të qarta drejt një shoqërie me barazi gjinore. Shqipëria sot rënditet e pesta në rënditjen globale për barazinë gjinore në qeverisje.

“Çdo grua meriton të festojë çdo ditë në një familje të lumtur dhe në një shoqëri të shëndetshme.

Solidariteti në këtë 8 Mars shkon për ato nëna e motra të cilat humbën të afërmit e tyre në tërmetin e 26 Nëntorit dhe me angazhimin se shumë shpejt të gjithë do të kenë shtëpitë e tyre.

Gjithashtu së bashku duhet të punojmë shumë më tepër për një shoqëri të emancipuar, pa dhunë ndaj gruas. Me përulje për sakrificën tuaj, sot uroj çdo nënë e motër shqiptare: Gëzuar 8 Marsin”, shkruan Balla.

The leader of the Socialist Party Parliamentary Group Taulant Balla has congratulated all the women on the March 8 holiday.
Balla through a post on the social network writes that solidarity on this March 8 goes to those mothers and sisters who lost their relatives in the 26th earthquake.

According to the leader of the SP group, we must work harder and harder for an emancipated society without violence against women.
Ball’s Posts:

Thank you and gratitude to all the women and girls in our socialist family. I could not thank today at a special meeting the women and girls of Elbasan Socialist Party for their commitment and contribution.

The Socialist Party remains the only political force with a clear commitment and results towards a gender-equitable society. Albania today ranks fifth in the global importance of gender equality in governance

“Every woman deserves to be celebrated every day in a happy family and a healthy society.

The solidarity on this March 8 goes to those mothers and sisters who lost their relatives in the November 26 earthquake and with the commitment that everyone will soon have their homes.

We also have to work much harder for an emancipated society, without violence against women. With humility for your sacrifice, today I wish every Albanian mother and sister: Happy 8 March ”, writes Balla.