Një anije kozmike kineze pa ekuipazh ka zbritur me sukses në sipërfaqen e Marsit, ka raportuar agjencia shtetërore kineze e lajmeve “Xinhua”. Sonda kineze Tianwen-1 ka prekur sipërfaqen e planetit Mars, duke u bërë e para sondë e këtij vendi që e bën diçka të tillë.

Përpara se të zbarkonte në Mars, sondës i janë dashur 3 muaj përgatitje në orbitë, duke u rrotulluar rreth planetit të kuq. Më pas, për zbarkimin janë dashur 8 minuta.

Kështu, Kina bëhet shteti i tretë që dërgon një pajisje në Mars, pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Suksesi i këtij operacioni vjen disa ditë pasi një raketë kineze përfundoi jashtë kontrolli dhe mbetjet e saj ranë në Oqeanin Indian, por për disa ditë mbajti në ankth shumë shtete të botës.

A Chinese unmanned spacecraft has successfully landed on the surface of Mars, the Chinese state-run Xinhua news agency reported. The Chinese Tianwen-1 probe has touched the surface of the planet Mars, becoming the first probe of this country to do so.

Before landing on Mars, the probe took 3 months of preparation in orbit, orbiting the red planet. Then, it took 8 minutes to land.

Thus, China becomes the third country to send a device to Mars, after Russia and the United States.

The success of this operation comes days after a Chinese missile ran out of control and its wreckage fell into the Indian Ocean, but for several days kept many countries of the world in distress.