Një 39-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, pasi akuzohen për mashtrim.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 39-vjeçarja me inicialet E. T., banuese në Fier, në bashkëpunim me dy personat e shpallur në kërkim, mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu ata premtonin edhe pajisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare

A 39-year-old woman has been handcuffed by the police today in Tirana and two other people have been declared wanted, after being accused of fraud.

In a press release, the Police informs that the 39-year-old with the initials ET, resident in Fier, in cooperation with the two persons declared wanted, deceived various citizens by taking significant amounts of money, with the promise of obtaining a visa working for the UK.

They also promised to obtain a forged English language certificate.

As material evidence, the police seized significant amounts of money in euros and lek, as well as 2 mobile phones.

Procedural materials were forwarded to the Prosecutor’s Office at the Court of First Instance Tirana, for the criminal offenses “Fraud”, “Falsification of documents” and “Unlicensed exercise of financial activity”