Kryeministri Edi Rama i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp për procesin e Rindërtimit ka folur dhe për vendimin e mbylljes së Universiteteve 3 ditë para nisjes së procesit mësimor si dhe kostot e larta që tashmë studentët kishin paguar.

“Kjo është situatë lufte, që nuk mund të aplikohet në afatgjatë, këto masa vinë si rezultat i studimit të përditshëm të kurbës së numrave. Në të gjitha vendet rreth e rrotull mësimi bëhet online, ne nuk kemi ndaluar mësimin, ne kemi thënë që ai do të bëhet në distancë. Të rinjtë luajnë një rol shumë të madh në përhapjen e virusit, pasi janë asimptomatik, dhe marrin në qafë pastaj dhe njerëzit më vunerabël në familje. Natyrisht që tarifa e paguar për konviktet, ose do të kalojnë për muajt e tjerë, nëse ata kthehen, ose do t’iu jepen mbrapsht. Ajo që është e sigurt është se ne nuk po bëjmë asgjë befasuese nga ajo që kanë bërë të tjerët. Askush nuk bën dot plane të gjata, u bë çdo përpjekje deri në sekondën e fundit, 24 orë para se të ndodhte mbyllja është bërë një debat i madh, dhe u vendos për PO”, tha kryeministri Rama.

Prime Minister Edi Rama, who held a press conference on the Reconstruction process, also spoke about the decision to close the Universities 3 days before the start of the teaching process and the high costs that the students had already paid.

“This is a war situation, which can not be applied in the long run, these measures come as a result of the daily study of the number curve. In all the places around the teaching is done online, we have not stopped teaching, we have said it will be done remotely. Young people play a very big role in the spread of the virus, as they are asymptomatic, and then get into the neck and the most vulnerable people in the family. Of course the fee paid for the dormitories will either pass for the other months if they return, or will be returned to you. What is certain is that we are not doing anything surprising from what others have done. “No one can make long plans, every effort was made until the last second, 24 hours before the closing took place, there was a big debate, and it was decided for YES”, said Prime Minister Rama.