Ka ndërruar jetë në spital shoferi 29-vjeçar i Range rover, i cili u përplas sot me anësoret e rrugës, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit në Gërdec.

Përplasja ishte shumë e rëndë, saqë hekurat anësore të rrugës depërtuan brenda makinës.

Sipas dëshmitarëve, hekuri i kishte dëmtuar pjesën e poshtme të barkut, por në momentin e nxjerrjes së tij nga makina nga ana e zjarrfikësve ai ishte në gjendje të komunikonte me to, por që fatkeqësisht ai humbi jetën në spital.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës.

A 29-year-old Range rover driver died in hospital after crashing into a car on the Tirana-Durres highway near the Gerdec overpass.

The collision was so severe that the side rails of the road penetrated the car.

According to witnesses, the iron had damaged his lower abdomen, but when he was pulled out of the car by firefighters he was able to communicate with them, but unfortunately he lost his life in hospital.

The identity of the victim is still unknown.