Del me COVID-19 Drejtoresha e Arsimit në Elbasan Anila Çota.

Drejtoria Arsimore e Elbasanit është mbyllur pasi drejtoresha ka rezultuar pozitive me koronavirus. Tamponi ndaj sajka dalë para disa ditësh, ndërkohë që i gjithë stafi është vetë-karantinuar.

Pritet që kontaktet e afërta ti nënshtrohen tamponit. Në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Elbasani ishte vendi i dytë më i prekur nga Covidi pasi numëronte 19 raste të reja. Aktualisht janë 64 pacientë aktivë, ndërsa që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë 7 pacientë në këtë qark.

Katër pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nuk e kanë fituar dot betejën një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.

Ndërsa nga 500 testime të kryera për të dyshuar të prekur nga Covid 19, 124 persona janë konfirmuar pozitiv, shpërndarja gjeografike e të cilëve është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.

 

The Director of Education in Elbasan Anila Çota comes out with COVID-19.

The Education Directorate of Elbasan has been closed after the director tested positive for coronavirus. The buffer against sajka came out a few days ago, while the whole staff is self-quarantined.

Close contacts are expected to undergo tamponade. In the update of the Ministry of Health, Elbasan was the second most affected country by Covidi as it counted 19 new cases. There are currently 64 active patients, while since the beginning of the pandemic 7 patients have died in this region.

Four patients have died from coronavirus in our country during the last 24 hours. The Ministry of Health announced that a 76-year-old from Shkodra and 3 citizens from Tirana could not win the battle; a 50-year-old; a 75-year-old and a 76-year-old.

While out of 500 tests performed on suspects affected by Covid 19, 124 persons were confirmed positive, whose geographical distribution is as follows: 33 cases in Tirana, 19 in Elbasan, 9 in Mirdita, 8 in Lushnje, out of 7 cases Fier, Kruja, 6 in Korça, from 4 cases in Shkodër, Durrës, Vlora, Divjakë, 3 in Tropojë, from 2 cases in Kurbin, Lezhë, Puka, from 1 case in Kavaja, Kamëz, Pogradec, Tepelena, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vora, Maliq, Patos.