Pa asnjë të dhënë mbi incidencën e transmetimit të virusit gjatë orëve të natës, bazuar vetëm në eksperiencën e vendeve të tjera dhe rekomandimin e OBSH-së, komiteti i ekspertëve të shëndetësisë ka vendosur ta fusë vendin në gjysmëkarantinë.

Drejtuesja e komitetit të ekspertëve, njëherësh numri 2 i Ministrisë së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, argumentoi masat e reja kufizuese si rezultat i rritjes së transmetimit dhe incidencës së sëmundshmërisë në dy javët e fundit. “Duke analizuar shifrat, grupet më të prekura dhe mënyrën që ka dalë nga hetimi epidemiologjik ku ka qenë më i shprehur infeksioni, shkaqet e rritjes, rekomandimet e OBSH-së për këtë fazë të zhvillimit të pandemisë si dhe eksperiencën, rajon dhe botë, komiteti propozon të merren disa masa që ne i konsiderojmë në përputhje me situatën që kemi me intensitet mesatar dhe që janë pjesë e strategjisë sonë të vjeshtëdimrit për përhapjen e infeksionit të Covid-19”. Në kushtet kur nuk ka ende një mjekim specifik për sëmundjen apo vaksinë, mënyra më e mirë për komitetin vazhdon të mbetet parandalimi. “Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. U bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe rregullat e vendosura. Maska e detyrueshme në ambientet e hapura dhe të mbyllura ku ajo është e rekomanduar, kufizimin e kontakteve, respektimin e karantinës, higjienën dhe distancimin fizik e social, thelbësore për të frenuar virusin”, vuri në dukje Rakacolli.

ORARET

Baret dhe restorantet janë të parat biznese që nuk do të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre në orët e natës, nga 22:00-06:00. Të penalizuar për këtë fashë orare janë edhe qytetarët, të cilët mund të lëvizin vetëm për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ky orar do të implementohet nga nesër mbrëma dhe do të jetë në fuqi për tri javë rresht, i rishikueshëm në varësi të situatës të Covid-19.

ADMINISTRATA

Në kuadrin e rekomandimeve, edhe ata që punojnë për administratën, kur mundet, sugjerohet të punojnë nga shtëpia, me qëllim për të shmangur grumbullimet e njerëzve brenda ambienteve. Me përjashtim të atyre, puna fizike e të cilëve nevojitet medoemos, të gjithë të tjerët mund të punojnë online apo, siç Rakacolli e etiketon,, “smart-working”. “Rekomandojmë smart-working për administratën publike, sipas specifikës së sektorit në zbatim të protokollit të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve që do të punojnë në zbatim të rreptë të protokolleve të sigurisë”.

A DO KETË MBYLLJE TOTALE?

Që pas karantinës së parë dhe me rritjen e shifrave, njerëzit janë përfshirë nga paniku i një mbylljeje të dytë. Por a paralajmërojnë kufizimet e nisura atë destinacion?! Për anëtaren e komitetit të ekspertëve, Silva Bino, kjo përkthehet në një kambanë alarmi për popullatën, të cilët duhet të ndërmarrin përgjegjësi mbi vete, me qëllim që të mos shkohet drejt asaj rruge. “Nuk mund të bëj parashikime. E rëndësishme është që të matet impakti i këtyre masave dhe duhet të kujtojmë që përgjegjshmëria në lidhje me parandalimin e Covid-19 është jo vetëm shtetërore, por edhe individuale”.

EFEKTIVITETI I MASKËS

Nuk ka një masë matëse mbi ndikimin e përdorimit të maskës, ashtu sikundër nuk ka një të tillë mbi rolin e aktiviteteve të natës në përhapjen e virusit. Por, për një gjë komiteti shprehet me siguri. Ata që janë infektuar ose nuk kanë pasur maskë, ose e kanë mbajtur gabim. “Pa dyshim që maska ka dhënë rezultat. Nëse nuk do të ishte përdorur, shifrat do të ishin me siguri më të larta, sepse ne kemi monitoruar dinamikën e infeksionit kur nuk kishim maska dhe pas vendosjes së saj. Gjatë hetimit epidemiologjik është parë që në ato vende, ata që kanë rezultuar pozitivë në shumicën e rasteve nuk e kanë përdorur, ose e kanë përdorur maskën në mënyrën jokorrekte”, thotë kryetarja Rakacolli.

SHKOLLAT

Në gati dy muaj mësim, ndonëse ka pasur qindra mësues e nxënës të infektuar, shkollat nuk rezultojnë të jenë vatër për përhapjen e virusit. Në këtë konkluzion ka arritur drejtuesja e komitetit të ekspertëve, e cila nuk i parasheh mjediset e shkollave si rrezik. “Çdo masë që merret, merret në bazë të shifrave dhe arsyes se përse janë këto shifra. Nga dy muaj që prej se është hapur shkolla, nuk na rezulton që fëmijët të kenë shpërndarje më të madhe të infeksionit nga sa ka pasur më përpara dhe nuk i kemi të shndërruara shkollat në vatra infeksioni. Ne po vazhdojmë t’i monitorojmë me shumë kujdes. Masat janë gjithmonë në vijimësi të situatës epidemiologjike. Ne shohim fenomenin, faktorët që na kanë çuar dhe çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar. Sot për sot shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës”.

SHIFRAT

Përveç shifrave të bëra publike çdo ditë, ajo që ka ndezur alertin brenda komitetit dhe ka çuar në implementimin e masave të reja është rritja e “r”-së, e cila nuk është veçse shkalla e transmetueshmërisë së virusit. Së fundmi, incidenca ka shkuar në 30 raste për 100 mijë banorë, ndërsa “r”-ja, 1.3, nga 0.9 një muaj më parë. Shifrat e lartpërmendura e kanë bindur komitetin që edhe pas maskës së detyrueshme në ambientet të hapura, të vendosin të tjera kufizime për të ndaluar shifrat katastrofike. “Të dhënat, së bashku edhe me atë që ne e quajmë niveli i atakut, i cili është i ngjashëm me prillin, tregon që kemi një rritje të qarkullimit të virusit në vendin tonë që kërkon masa përtej mbajtjes së detyrueshme të maskës, e cila për hir të së vërtetës është një masë shumë e rëndësishme, por që nuk respektohet gjithnjë nga qytetarët. E kanë maskën me vete, por nuk e mbajnë në fytyrë pro në gushë”, deklaroi Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP. Panorama

Without any data on the incidence of transmission of the virus during the night hours, based only on the experience of other countries and the recommendation of the WHO, the committee of health experts has decided to put the country in quarantine.

The head of the committee of experts, also number 2 of the Ministry of Health, Mira Rakacolli, argued the new restrictive measures as a result of the increased transmission and incidence of the disease in the last two weeks. “Analyzing the figures, the most affected groups and the way that emerged from the epidemiological investigation where the infection was more pronounced, the causes of growth, WHO recommendations for this stage of pandemic development and experience, region and world, the committee proposes to take some measures that we consider in accordance with the situation we have with moderate intensity and that are part of our autumn-winter strategy for the spread of Covid-19 infection ”. In conditions where there is not yet a specific treatment for the disease or vaccine, the best way for the committee continues to be prevention. “Each of us has a hand in stopping the spread of the epidemic. We call on the citizens to respect the established measures and rules. Mandatory mask in open and closed environments where it is recommended, restriction of contacts, observance of quarantine, hygiene and physical and social distancing, essential to curb the virus “, noted Rakacolli.

TIMETABLE

Bars and restaurants are the first businesses that will not be able to operate during the night hours, from 22:00 to 06:00. Penalized for this time band are also citizens, who can move only for work reasons, health emergencies or urgent needs. This schedule will be implemented from tomorrow evening and will be in force for three weeks in a row, revised depending on the situation of Covid-19.

ADMINISTRATION

As part of the recommendations, even those who work for the administration, whenever possible, are suggested to work from home, in order to avoid crowds of people inside the premises. With the exception of those whose physical work is necessarily needed, everyone else can work online or, as Rakacolli labels it, “smart-working”. “We recommend smart-working for the public administration, according to the specifics of the sector in the implementation of the security protocol. “Exceptions are the service delivery structures that will work in strict implementation of security protocols.”

WILL THIS TOTAL CLOSURE?

Since the first quarantine and with the increase in numbers, people have been gripped by the panic of a second closure. But do the restrictions imposed warn that destination ?! For the member of the committee of experts, Silva Bino, this translates into an alarm bell for the population, who must take responsibility for themselves, in order not to go that way. “I can not make predictions. It is important to measure the impact of these measures and we must remember that the responsibility regarding the prevention of Covid-19 is not only state, but also individual.

EFFECTIVENESS OF THE MASK

There is no measure of the impact of mask use, just as there is no measure of the role of night activities in the spread of the virus. But for one thing the committee speaks with certainty. Those who were infected either did not have a mask, or wore it incorrectly. “Without a doubt, the mask has worked. If it had not been used, the figures would surely have been higher because we monitored the dynamics of the infection when we had no masks and after putting it on. “During the epidemiological investigation, it was seen that in those countries, those who were positive in most cases did not use, or used the mask in the wrong way”, says the mayor Rakacolli.

SCHOOLS

In almost two months of teaching, although there have been hundreds of teachers and students infected, schools do not turn out to be hotbeds of the virus. This conclusion was reached by the chair of the expert committee, which does not foresee the school premises as a risk. “Every measure that is taken is taken based on the figures and the reason why these figures are. Two months after the school opened, it does not appear that the children have a higher prevalence of infection than before, and we have not turned schools into hotbeds of infection. We are continuing to monitor them very carefully. The measures are always in line with the epidemiological situation. We look at the phenomenon, the factors that led us and what we can do to stop it. “Today, schools have not influenced a major aggravation of the situation.”

FIGURES

In addition to the figures made public every day, what has raised the alarm within the committee and led to the implementation of new measures is the increase of “r”, which is nothing but