Kushtet e lëvizjes në kufi, ja cilët qytetarë mund të hyjnë e dalin nga Shqipëria

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit ka sqaruar pse janë krijuar radha të gjata në disa prej pikave kufitare tokësore të Shqipërisë me vendet fqinje.

Policia tha se “në zbatim të urdhrit nr. 351, datë 29.05.2020, të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, Policia Kufitare ka marrë masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, për vijimin normalisht dhe pa probleme të aktivitetit kufitar.

Në këtë kuadër i gjithë personeli i Policisë Kufitare në pikat e kalimit kufitar është pajisur me maska dhe dezinfektantë për mbrojtjen nga COVID-19.

Në lidhje me shtetet fqinje situata e kalimit kufitar është si më poshtë:

Për Republikën e Italisë, Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja për në Shqipëri, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve, përveç atyre që janë rezident apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë.

Në Republikën e Malit të Zi lejohen të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre (shtete të cilat kanë shkallën e rasteve aktive të koronavirusit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë.

Për Republikën e Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.

Policia Kufitare shtoi se ka marrë një sërë masash shtesë edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në kufirin e gjelbër dhe atë blu.

The Department for Border and Migration in the State Police has clarified why long queues have been created at some of Albania’s land border points with neighboring countries.

Police said that “pursuant to order No. 351, dated 29.05.2020, of the Minister of Health and Social Protection” On taking special measures and restrictions to prevent the spread of COVID-19 “, the Border Police has taken measures in it all land border crossing points, for the normal and trouble-free continuation of border activity.

In this context, all the personnel of the Border Police at the border crossing points are equipped with masks and disinfectants for protection from COVID-19.

With regard to neighboring countries, the border crossing situation is as follows:

For the Republic of Italy, Greece and the Republic of Northern Macedonia, there is no change in their border regime. Entry to Albania is allowed, but entry is not allowed for all passengers in the direction of these countries, except those who are residents or who have followed the procedures with the Ministry of Foreign Affairs, as during the pandemic period.

In the Republic of Montenegro are allowed to enter without any hindrance and restriction only citizens from states in the list approved by them (states which have the rate of active cases of coronavirus less than 25 per 100 000 inhabitants), list in it which includes the Republic of Albania.

All citizens are allowed to enter the Republic of Kosovo, but if they do not have official confirmation within 4 days that are “negative” with COVID-19, then they must fill in the relevant form for self-guarantee for a period of 7 days. , while trucks must undergo the disinfection process before entering Kosovo territory.

The Border Police added that they have taken a series of additional measures in terms of preventing, identifying and cracking down on cross-border crimes, both at checkpoints and at the green and blue border.