Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku një 73-vjeçar goditi bashkëshorten në banesë, ndërsa njihet me precedent të meparshëm penale në krimet kundër personit.

Shtetasi N. P., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit N.P., për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sekuestrohet thika me të cilën autori kryeu plagosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, me të marrë njoftim se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi N. P., 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë.

A serious incident occurred in Kamza where a 73-year-old man hit his wife in the apartment, while he is known with a previous criminal record in crimes against the person.

Citizen N. P., after a conflict for weak motives stabbed his wife, who is in hospital, in serious condition.

At the end of the actions, the citizen N.P. was arrested for the criminal offense “Murder due to family relations” and the procedural materials were passed to the Prosecutor’s Office, for further actions.

The knife with which the perpetrator committed the injury is seized. Services of the Police Commissariat no. 5, upon receiving notification that there was a family conflict on Manhatan Street in Kamza, they immediately went to the given address.

At the moment when the Police services approached to enter the apartment, the citizen N. P., 73 years old, as soon as he saw the Police officers, tried to leave, but thanks to the quick intervention and professional actions he was caught and arrested by the Police services.