Qeveria shqiptare ka prezantuar planin për përballimin e situatës nga koronavirusi. Rreth 300 mln euro janë vendosur në dispozicion nga qeveria për përballimin e emergjencës që do të sjellin edhe rishikimin e buxhetit të shtetit. Kategoritë që përfitojnë janë; kompanitë e mëdha për pagat e punonjësve, biznesi i vogël dhe shtresat në nevojë. Fond ministrisë së Shëndetësisë, por edhe Mbrojtjes për operacionet humanitare.

TIRANE-Rreth 300 milionë euro është paketa me shtatë pika e qeverisë shqiptare për të përballuar pasojat dhe luftën me koronavirusin në të gjitha frontet, shëndetësi, por edhe bizneset dhe individët. Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama shpalosi planin. 20 milionë euro i janë vendosur në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar emergjencën. Për kompanitë e mëdha në vështirësi për pagat e punonjësve do të jepen 80 mln euro, që do të sigurohen përmes një huaje shtetërore (garanci sovrane, ndoshta eurobond i ri).

Për, biznesin e vogël, shtresat në nevojë dhe papunësinë, kategoritë më të prekura nga situata e krijuar qeveria ka akorduar në total 53 milionë euro. 16 milionë euro do të jenë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes për operacionet humanitare. Qeveria ka menduar që 8 mln euro t’i mbajë rezervë për cdo situatë që mund të dalë në vijim.

Një tjetër pikë ishte edhe fshirja e kamatëvonesave të energjisë elektrike për 211024 abonentë me efekt 120 mln euro në buxhetin e shtetit. Pika e fundit e planit ishte riskedulimi i tatim fitimit për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë xhiro. Ky, the kryeministri është vetëm plani A, që kërkon edhe rishikim të buxhetit të vitit 2020, duke uruar që kjo gjendje e krijuar të mbarojë sa më shpejt.

7 masat e qeverisë për koronavirusin
1. 2.5 mld lekë (20 mln euro) për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin mjekësor

2. 10 mld lekë (80 mln euro) përmes garancisë sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për pagat e punonjësve

3. 6.5 mld lekë (53 mln euro) për nevojat imediate për shtresat në nevojë për biznesin e vogël dhe papunësinë e mundshme

4. 2 mld lekë (16 mln euro) për ministrinë e Mbrojtjes për operacionet humanitare

5. 1 mld lekë (8 mln euro) për qeverinë për cdo urgjencë të paparashikuar

6. Do të fshijmë përgjithmonë kamat-vonesat për debitorët aktivë të energjisë familjarë apo biznes i vogël me efekt 15 mld lekë (120 mln euro) do të përfitojnë 211024 abonentë

7. Do të riskedulojmë në gjashtë mujorin e dytë të 2020 dhe në vijim tatim fitimin për të gjithë biznesin nga fasha nga 2-14 mln lekë xhiro.

The Albanian government has presented a plan to deal with the coronavirus situation. About 300 million euros have been made available by the government for emergency response that will also bring about a revision of the state budget. The categories that benefit are; big companies for employee salaries, small business and the needy. Fund for the Ministry of Health, but also for the Defense for humanitarian operations.

TIRANA – About 300 million euros is the government’s seven-point package to cope with the aftermath and fight with coronavirus on all fronts, health, but also businesses and individuals. This afternoon, Prime Minister Edi Rama unveiled the plan. 20 million euros have been made available to the Ministry of Health to cope with the emergency. Large companies in distress over employee salaries will be given 80m euros, secured by a state loan (sovereign guarantee, possibly a new Eurobond).

For small business, vulnerable groups and unemployment, the most affected categories of the situation created by the government has allocated a total of 53 million euros. 16 million euros will be made available to the Ministry of Defense for humanitarian operations. The government has pledged to keep 8 million euros in reserve for any situation that may arise.

Another point was the deletion of electricity interest delays for 211024 subscribers with an effect of 120 million euros in the state budget. The final point of the plan was to reschedule the profit tax for the whole business from 2-14 million lek turnover. This, the prime minister, is only plan A, which also requires a revision of the 2020 budget, wishing this situation would end soon.

7 government measures for coronavirus
1. 2.5 billion lek (20 million euro) to the Ministry of Health for fighting in the line of fire for equipment and support for medical personnel

2. 10 billion lek (80 million euro) through sovereign guarantee for companies that have objective difficulty in salaries of employees

3. 6.5 billion lek (53 million euro) for immediate needs of the needy for small business and potential unemployment

4. 2 billion ALL (16 million EUR) for the Ministry of Defense for humanitarian operations

5. 1 billion lek (8 million euro) to the government for any unforeseen emergency

6. We will permanently delete interest-arrears for active debtors of household energy or small business with effect of 15 billion lek (120 million euro) will benefit 211024 subscribers

7. We will reschedule in the second half of 2020 and thereafter tax the entire business of the compressor from 2-14 million lek turnover.