“Po të jetë k*rderr të futet brenda”/ Maskat nuk pyesin për Gjergj Lucën, i vjedhin 100 mln lekë në fabrikë
12 mins më parë 0

Fabrika e përpunimit të peshkut “Rozafa” në Labinot të Elbasanit, në pronësi të Gjergj Lucës është grabitur nga disa persona të maskuar. Sipas burimeve, ata kanë mundur të hapin një nga dy kasafortat me para dhe dyshohet se i kanë grabitur një sasi të konsiderueshme parash, vlera e të cilave kalon 100 milionë lekë.

Ndërsa kasafortën tjetër, në pamundësi për ta hapur, e kanë marrë me vete. Ngjarja ka ndodhur para 2-3 ditësh, por nuk ka asnjë reagim nga policia.

Rreth një muaj më parë, Gjergj Luca pati një përplasje të fortë me banorët e zonës dhe përdori gjuhë fyese ndaj tyre duke i thënë: “Po të jetë njeri k*rderr të futet brenda”. Banorët e Labinot-Fushës thonin se asnjë nga kërkesat e tyre nuk ka gjetur zgjidhje dhe mbanin pankarta të ndryshme në duar që shkruanin “Nuk duam zaptim pronash”, “Mbrojmë të drejtat tona”, “Larg duart nga pronat tona”.

Disa prej tyre bërtisnin “Luca hajdut”. Gjergj Luca, administratori i firmës së peshkut doli me duar në xhepa dhe nuk i kurseu fjalët ndaj protestuesve, ndonëse i pranishëm ishte dhe një punonjës policie, i cili iu afrua dhe i kërkoi që të mbyllte derën.

“Po të jetë njeri k*rderr të vijë të hyjë këtu te dera. Gaboni të më dilni për zot. I dal vetë vetes për zot. Këta nuk më marrin fytyrën mua. Unë s’kam vjedh njeri në jetën time, nuk kam grabitur njeri, nuk i kam rënë njeriu në qafë, janë 1 mijë vetë në punë dhe 1 familje të më marrë fytyrën mua. Vazhdoni shani, unë këtu jam nuk lëviz prej këtej”, thoshte Luca.

Protesta ishte përqendruar aty ku firma hapi rrugën duke dëmtuar argjiraturën, duke rrezikuar sipas banorëve tokat e tyre të përmbyten. Vec protestave, banorët ndërmorën edhe rrugën ligjore teksa në protestën e fundit morën garancinë për tu asistuar ligjërisht nga avokati Altin Goxhaj.

Greece has taken new measures to cope with the growing number of cases affected by covid-19.

According to the Deputy Minister of Civil Defense, from tomorrow it will be mandatory to wear the mask in addition to supermarkets in all small shops such as bakeries, meat shops, but also in all state administration offices and the public.

It will also be mandatory to wear the mask for all restaurant staff.

According to Nikos Hardhalias, while so far it seems that most of the cases of those affected by foreigners coming to Greece are from the Balkan countries, now care will be taken for those who come or pass through Spain.

Out of 171,000 tests at the entry points of a total of 1 million foreigners, 300 were found affected, indicating Rt is now at 0.4.