Ndahet nga jeta si pasojë e koronavirusit në moshën 56-vjeçare fizikanti dhe profesori i talentuar Artan Boriçi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

‘Është një humbje e madhe dhe e papritur në botën e shkencës ndarja nga jeta e akad. asoc. Artan Boriçit, pas një beteje të vështirë të javëve të fundit me COVID-19. Akad. asoc. Artan Boriçi ishte i vlerësuar në rrethin e kolegëve të ASH dhe të Universitetit të Tiranës si një shkencëtar, i cili ia ka dalë të jetë pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar me kontributin e tij të veçantë në shkencën e fizikës, duke hyrë në panteonin e elitës intelektuale.

Artan Boriçi u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020. Kryesia e Kryesia e Akademisë së Shkencave e tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të akad. asoc. Artan Boriçit, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve, anëtarëve të Akademisë së Shkencave, trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku ai ushtroi veprimtarinë e tij akademike dhe universitare, brezave të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij, që i la në pikëllim.

I njohur në botën shkencore në botën e teorisë rrjetore të fushës për “fermionet Boriçi-Creutz”, akad. asoc. Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.

Së bashku me këto institucione dhe personalitete të shquara të fizikës dhe matematikës botërore ka marrë pjesë në organizimin e konferencave ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Ai ka mbrojtur gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, më 1996. Titullin profesor e ka marrë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010. Punoi në drejtimet kërkimore të fizikës teorike dhe llogaritëse dhe në fushën e financës llogaritëse në Institutin Paul Scherrer të Zvicrës; në shkollën e lartë politeknike federale të Zyrihut e në Universitetin e Ediburgut (1996-2003). Akad.asoc Artan Borici ka 64 artikuj, të cituar 531 herë (ResearchGate), me 34 artikuj të indeksuar në SCOPUS, me indeks H = 9.

Ka botuar në revistat e mirënjohura të fizikës, si Physical Revieë D dhe Journal of Computational Physics. Është pjesëmarrës me referime në 49 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, në 11 prej tyre si referues i ftuar. Artan Boriçi punoi mbi 20 vjet si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka shërbyer si zëvendësdekan i këtij fakulteti (2012) dhe si anëtar i këshillit shkencor. Që prej vitit 2012, ai drejtonte grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në departamentin e fizikës. Ka udhëhequr dy teza doktorale në fushën e fizikës së thërmijave elementare. U prehsh në paqe miku dhe kolegu ynë i shtrenjtë, i paharruari Artan Boriçi” mbyllet postimi i Akademisë së Shkencave.

 

The talented physicist and professor Artan Boriçi, a member of the Albanian Academy of Sciences, passed away as a result of the coronavirus at the age of 56.

‘It is a great and sudden loss in the world of science to be separated from the life of the acad. assoc. Artan Boric, after a difficult battle in recent weeks with COVID-19. Acad. assoc. Artan Boriçi was praised in the circle of colleagues of ASH and the University of Tirana as a scientist, who has managed to be part of the international scientific community with his special contribution to the science of physics, entering the pantheon of intellectual elite .

Artan Boriçi became a member of the Academy of Sciences in 2020. Presidency of the Presidency of the Academy of Sciences shocked by the news of the premature separation from life of the acad. assoc. To Artan Boric, he expresses his condolences to his family and relatives, members of the Academy of Sciences, the faculty of the Faculty of Natural Sciences, where he practiced his academic and university activities, the generations of students who were formed with his knowledge and ethics, which left them in grief.

Known in the scientific world in the world of network theory of the field for “Borici-Creutz fermions”, acad. assoc. Artan Boriçi worked closely with scientific institutions such as the Albanian Academy of Sciences and other prestigious institutions such as the Royal Swedish Academy of Sciences (for the Nobel Prize nomination in physics), the European Nuclear Research Center CERN, the Intensive Computing Center in Jylih Germany etc.

Together with these prominent institutions and personalities of world physics and mathematics he has participated in the organization of international conferences at home and abroad. He holds a PhD in Mathematical Sciences from the ETH, Zurich, Switzerland, in 1996. He received his professorship from the University of Tirana in 2010. He has worked in research directions in theoretical and computational physics and in the field of computational finance at the Paul Institute Scherrer of Switzerland; at the Federal Polytechnic High School of Zurich and the University of Edinburgh (1996-2003). Akad.asoc Artan Borici has 64 articles, cited 531 times (ResearchGate), with 34 articles indexed in SCOPUS, with index H = 9.

He has published in well-known physics journals, such as Physical Review D and Journal of Computational Physics. He is a participant with references in 49 scientific conferences inside and outside the country, in 11 of them as a guest speaker. Artan Boriçi worked for over 20 years as a lecturer at the Faculty of Natural Sciences. He served as deputy dean of this faculty (2012) and as a member of the scientific council. Since 2012, he headed the computing and high energy physics group in the physics department. He has led two doctoral theses in the field of elementary particle physics. Rest in peace, our dear friend and colleague, the unforgettable Artan Boriçi ”closes the post of the Academy of Sciences.