Krim brenda familjes, kunati vret kunatën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Apollonia” në Bathore.

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në zonën e Bathores, ku raportohet për një krim brenda familjes.

Sipas raportimeve më të fundit, mësohet se kunati ka vrarë kunatën.

Sipas informacioneve, Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani. Mësohet se Agron Tanushi është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje, por nuk ka ende raportime për rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja.

 

Crime within the family, brother-in-law kills sister-in-law. The serious incident happened this afternoon on “Apollonia” street in Bathore.

New details have emerged from the event that took place in the Bathore area, where a crime within the family is reported.

According to the latest reports, it is learned that the brother-in-law killed his sister-in-law.

According to information, Agron Tanushi shot dead his sister-in-law, Jetmira Hasani. It is learned that Agron Tanushi has fled the scene and the police are working to catch him.

Police are at the scene, but there are still no reports on the circumstances in which the event took place.