Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me vdekjen e ushtarakut shqiptar Xhevahir Iljazi, 45-vjeç, me detyrë Major i Shërbimit Informativ Ushtarak, në Afganistan.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por nuk jepen detaje. MM i shpreh ngushëllimet familjarëve të ushatarkut të ndjerë, ndërkohë që thuhet se do të vijojë mbështetja ndaj të gjithë trupës së FA-së që është me shërbim jashtë vendit.

Njoftim për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

Iljazi është ushtaraku i dytë humb jetën në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u vra kapiten Feti Vogli në një pritë me armë në një fshat të Kandaharit dhe i katërti në misionet e NATO-s. Në 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni, major Klodian Tanushi dhe ushtarja Zarife Hasanaj.

The Ministry of Defense has reacted regarding the death of the Albanian soldier Xhevahir Iljazi, 45 years old, as a Major of the Military Intelligence Service, in Afghanistan.

The announcement of the Ministry of Defense states that investigations have started regarding the event, but no details are given. The MoD expresses its condolences to the families of the deceased soldier, while it is said that the support to the entire corps of the Armed Forces that is serving abroad will continue.

Press release of the Ministry of Defense

The Ministry of Defense and the General Staff of the Armed Forces announce that yesterday, at 22:40 local time in Afghanistan, a military man with the initials XH lost his life. J.

The authorities of the Ministry of Defense and the General Staff of the Armed Forces are cooperating with the command of the operation to make a full investigation of the circumstances in which the event took place.

The Minister of Defense and the Chief of General Staff of the Armed Forces assure the mission staff and their families that they will continue to support and stand by them to successfully fulfill the mission.

The Ministry of Defense, the General Staff and all the personnel of the Armed Forces express their deepest condolences to the family for the premature separation from the life of their loved one.

Iljazi is the second soldier to lose his life in Afghanistan, after Captain Feti Vogli was killed in a gun ambush in a Kandahar village in February 2012, and the fourth in NATO missions. In 2019, Major Klodian Tanushi and soldier Zarife Hasanaj fell on duty during the mission in Latvia.