Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale Vrasje me dashje” mbetur në tentativë. Gjithashtu, gjatë operacionit, është vënë në pranga një oficer policie që u kap në banesë me personin në kërkim.

Uniformat blu të Tiranës njoftojnë se si rezultat i veprimeve të kryera, në rrugën “Ndre Mjeda” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i A. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim në vitin 2019, ” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

32-vjeçari, në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K. Gjatë operacionit, në momentin e kapjes në flagrancë, ky shtetas ishte në banesë me oficerin e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, D. H., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontakt”, për kapjen e personave në kërkim.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2

Kapet dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

Gjatë operacionit është vënë në pranga edhe një shtetas tjetër.

Gjithashtu, gjatë operacionit, është vënë në pranga një oficer policie që u kap në banesë me personin në kërkim.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e saj.

Nga ana e strukturave per Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, u zhvillua operacioni “Kontakt”. Si rezultat i veprimeve të kryera, në rrugën “Ndre Mjeda” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim në vitin 2019, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane, pasi Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K.

Gjatë operacionit, në momentin e kapjes në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ishte në banesë me oficerin e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shtetasin:

-D. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjithashtu, gjatë operacionit, bazuar në informacionet se shtetasi në kërkim A. B. posedonte edhe një banesë tjetër, është ushtruar kontroll në ambientet e saj, ku është konstatuar një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 2.3 kilogramë.

Në momentin e kontrollit në banesën tjetër që dispononte personi në kërkim është gjetur duke paketuar lëndë narkotike shtetasi:

-I. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 250.000 lekë të rinj, që dyshohet se këta persona i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet proceduariale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tirana Police has arrested a 32-year-old man, declared wanted for the criminal offense of “Intentional Murder” remaining in the attempt. Also, during the operation, a police officer was handcuffed and caught in the apartment with the wanted person.

The blue uniforms of Tirana announce that as a result of the actions carried out, in “Ndre Mjeda” street, it became possible to catch and arrest in flagrante delicto AB, 32 years old, resident in Tirana, declared wanted in 2019, “for criminal offenses “Intentional homicide” remaining attempted, committed in collaboration and “Unlawful possession of a weapon”.

The 32-year-old, in 2019, is suspected of attempting to kill the citizen EK During the operation, at the time of his arrest in flagrante delicto, this citizen was in the apartment with the police officer of the Local Police Directorate Dibër, DH, 30 years old, resident in Tirana . The latter was arrested in flagrante delicto by the structures of the Service for Internal Affairs and Complaints (CIA), for the criminal offense “Supporting the perpetrator”.

Full notice:

The police operation codenamed “Contact” is finalized, to apprehend wanted persons.

Operation conducted by the Police Commissariat no. 2

Arrested and handcuffed a person declared wanted for “Intentional Murder” remaining attempted.

Another citizen was handcuffed during the operation.

Also, during the operation, a police officer was handcuffed and caught in the apartment with the wanted person.

Narcotics and a large amount of money gained from its sale are seized.

From the structures for the Investigation of Crimes of the Police Commissariat no. 2, pursuant to the plan of measures for apprehending wanted persons, based on the information received on the operational road about the location of a person wanted for attempted murder, the operation “Contact” was conducted. As a result of the actions taken, in the street “Ndre Mjeda” it became possible to catch and arrest in flagrante delicto the citizen:

-A. B., 32 years old, resident in Tirana, declared wanted in 2019, by the Local Police Directorate of Tirana, after the Court at the First Instance Tirana has assigned the security measure “Prison arrest” for criminal offenses “Intentional homicide” “Remaining in the attempt, committed in collaboration and” Illegal possession of weapons. ” This citizen, in 2019, is suspected of attempting to kill citizen E. K.

During the operation, at the moment of being caught red-handed by the Police services, this citizen was in the apartment with the Police officer of the Local Police Directorate of Dibër, the citizen:

-D. H., 30 years old, resident in Tirana, who was arrested in flagrante delicto by the structures of the Service for Internal Affairs and Complaints (CIA), for the criminal offense “Supporting the perpetrator”.

Also, during the operation, based on the information that the wanted citizen A. B. owned another apartment, a search was carried out on its premises, where a quantity of cannabis sativa, weighing about 2.3 kilograms, was found.

At the moment of the search in the other apartment that the wanted person had, the citizen was found packing narcotics:

-I. P., 56 years old, resident in Tirana, who was arrested in flagrante delicto for the criminal offense “Production and sale of narcotics”.

In the framework of this operation, 250,000 new lek were seized as material evidence, which it is suspected that these persons benefited from the sale of narcotics.

The procedural materials will be forwarded to the Prosecutor’s Office at the Court of First Instance in Tirana, for further action.