Zv. ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi Nikos Hardalias ka sqaruar në konferencën e mbajtur pasditen e sotme masat e marra nga shteti fqinj për mbylljen e kufijve. Ai theksoi se hyrja nga kufiri tokësor do të lejohet vetëm për shtetasit grekë ose ata që kanë leje qëndrimi në vend nga ora 7 në mëngjes deri në 23:00 të mbrëmjes.

“Të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se situata epidemiologjike nuk është përmirësuar”, deklaroi ai duke listuar pikat hyrëse në Greqi dhe kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët, raporton abcnews.al

1) Vetëm Grekët dhe shtetasit e Bashkimit Europian lejohen të kalojnë nga Promachonas , nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Kalimet tranzit lejohen 24 orë.

2) Nga Kakavija lejohet vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Ata që hyjnë nga Kakavija do të hyjnë në një karantinë 7-ditore, në zonën që ata kanë deklaruar në PLF e tyre.

3) Nga Evzoni dhe Kipi do të lejohen vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 në 11 të natës.

4) Nga Nymfaio, Ormenio dhe Exochi do të lejohen vetëm për transporte, 24 orë në ditë dhe vetëm me drejtuesin e automjetit.

5) Krystalopigi është mbyllur tashmë nga sot.

Të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë nga ekipet e EODY, ndërsa shoferëve të kamionëve do t’i merren monstra.

“Bazuar në të dhënat e javës tjetër, ne do të fillojmë heqjen graduale të bllokimit. Qëllimi është të shkojmë në një hapje graduale. Por do të duhet të presim për të dhënat e javës së ardhshme, ama nuk duhet të bëjmë një hap prapa . Nuk ka asnjë tregues ose provë të infeksioneve të larta në supermarkete ose shkolla. Inspektimet vazhdojnë të bëhen dhe ne kemi bërë ndërhyrje”, u shpreh Hardalias

Deputy. The Minister of Civil Defense in Greece, Nikos Hardalias, explained at the conference held this afternoon the measures taken by the neighboring state to close the borders. He stressed that entry from the land border will be allowed only to Greek citizens or those who have a residence permit in the country from 7 am to 23:00 pm.

“Recent data show that the epidemiological situation has not improved,” he said, listing the entry points in Greece and the conditions that citizens must meet, reports abcnews.al

1) Only Greeks and citizens of the European Union are allowed to cross from Promachonas, from 7 am to 11 pm. Transit crossings are allowed 24 hours.

2) From Kakavija it is allowed only for Greek citizens or with a residence permit in the country, from 7 in the morning until 11 in the evening. Those entering from Kakavija will enter a 7-day quarantine, in the area they have declared in their PLF.

3) From Evzoni and Kipi will be allowed only for Greek citizens or with a residence permit in the country, from 7 to 11 at night.

4) From Nymfaio, Ormenio and Exochi will be allowed only for transport, 24 hours a day and only with the driver.

5) Krystalopigi is already closed from today.

All persons entering Greece will be subjected to a rapid test by EODY teams, while truck drivers will be given monsters.

“Based on next week’s data, we will begin the gradual lifting of the blockade. The goal is to move to a gradual opening. But we will have to wait for next week’s data, but we should not take a step back. There are no indications or tests of high infections in supermarkets or schools. “Inspections continue to be made and we have intervened,” said Hardalias