Greqia ka shtrënguar edhe më tej masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Protothema shkruan se ndër masat e reja që u njoftuan sot nga Kryeministri grek Mitsotakis, janë mbyllja totale e restoranteve, aktivitetet sportive, si dhe vendet e argëtimit.

Ndërsa do të ketë një shtetrrethim nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Masat izoluese, të ngjashme me ato në Francë do të zbatohen duke nisur nga 3/11 deri në 3/12, pra një muaj, deri në 3 dhjetor 2020. Universitetet gjithashtu do zhvillojnë mësim vetëm online dhe detyrohen punonjësit që kanë mundësi ta kthejnë punën nga shtëpia.

Këto masa sjellin ndryshime edhe në hartën epidemiologjike pasi territori do të ndahet në 2 zona.

Zona e parë përfshin zonat e gjelbërta dhe të verdha ku do të aplikohen masa si përdorimi kudo i maskave dhe ndalimi i trafikut nga ora 12 i mesnatës deri në 5 të mëngjesit.

Zona e dytë e cila e ka kurbën e infeksionit më të madhe, përfshin zonat portokalli dhe të kuqe, dmth Athinën dhe të gjithë Greqinë Veriore dhe për to, izolimi përfshin edhe mbyllje të hotelerisë, vendeve të argëtimit dhe aktiviteteve sporteve.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vuri në dukje se “Tetori i kuq” me rritjen eksponenciale të rasteve e detyron atë të vendosë përsëri në përparësi absolute mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

“Mesazhi im sot është një, që nuk doja mbyllje nga e para. Por nuk më lejohet të mbyll sytë para realitetit të ashpër.

Unë duhet të vë përsëri në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve grekë. Unë e kam këtë detyrim. Dhe kjo është ajo të cilës unë i shërbej ”, theksoi ai veçanërisht në fjalën e tij.

Greece has further tightened measures to curb the spread of the coronavirus.

Protothema writes that among the new measures announced today by Greek Prime Minister Mitsotakis, are the total closure of restaurants, sports activities, as well as entertainment venues.

While there will be a curfew from 00:00 to 05:00 in the morning.

Isolation measures, similar to those in France will be implemented starting from 3/11 to 3/12, ie one month, until 3 December 2020. Universities will also conduct online-only tuition and force employees who have the opportunity to return to work from home.

These measures bring changes in the epidemiological map as the territory will be divided into 2 areas.

The first area includes green and yellow areas where measures will be applied such as the ubiquitous use of masks and stopping traffic from 12 midnight to 5 am.

The second area with the highest infection curve includes the orange and red areas, ie Athens and all of Northern Greece, and for them, isolation includes the closure of hotels, places of entertainment and sports activities.

Greek Prime Minister Kyriakos Mitsotakis noted that the “red October” with the exponential increase of cases forces it to put again in absolute priority the protection of the health of citizens and their safety.

“My message today is one, I did not want to close from the beginning. But I am not allowed to close my eyes to the harsh reality.

I must put the health and safety of Greek citizens first again. I have this obligation. “And this is what I serve”, he emphasized especially in his speech.