Një lajm tronditës është publikuar para pak çastesh në mediet argjentinase. Legjenda e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Para disa ditës ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre. Maradona më 30 tetor festoi 60-vjetorin e lindjes.

Maradona njihet edhe si El pibe de oro (fëmija i artë) dhe mendohet nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në vitin 1986, me skuadrën kombëtare të argjentinës fitoi kupën e botës, dhe në vitin 1990 skuadra argjentinase ishte nënkampione botërore. Në vitin 1989, Maradona me Klubin futbollistik të Napolit fitoi Kupën e UEFA-s, dhe në vitet 1987 dhe 1990 u shpallën kampionë të Italise.

 

A shocking news was published a few moments ago in the Argentine media. The world football legend and one of the most popular across the globe has passed away this afternoon.

A few days ago he had undergone a complicated operation, after a severe stroke and his condition was stabilized, so much so that the doctors had given permission to continue the treatment in a house near his two daughters.

But not everything went well because according to Clarin’s report in Argentina, the world football legend suffered a cardiac arrest at his home in San Andres, in the city of Tigre. Maradona on October 30 celebrated his 60th birthday.

Maradona is also known as El pibe de oro (the golden child) and is considered by most to be the best footballer of all time. In 1986, with the Argentine national team he won the world cup, and in 1990 the Argentine team was world runner-up. In 1989, Maradona with the Napoli Football Club won the UEFA Cup, and in 1987 and 1990 were declared champions of Italy.