Një shqiptar ka humbur jetën nga koronavirusi në Bergamo në Itali. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur në mediat sociale një i afërm i viktimës.

Nipi i viktimës shkruan i pikëlluar në mediat sociale në lidhje me humbjen e xhaxhit të tij nga koronavirusi, ndërkohë që ndihet i keqardhur që nuk ishte i pranishëm ta përcillte në banesën e fundit.

Postimi i plotë

Kam shijuar pafund miqësinë tonë të veçantë, bisedat e gjata dhe sensin tënd të humorizmit…

Familjet tona kanë qënë shumë të afërta, bashkëshortja jote me time më pothuajse motra, unë me djemtë e tu si vëllezër…

Një harmoni e jashtëzakonshme na kapte të gjithëve sa herë familjet tona takoheshin. Jeta sikur bëhej më e thjeshtê, problemet, vështirësitë sikur largoheshin, koha sikur ndalej… Për ato çaste kishim kohë të mendonim për bukurinë e jetës, për momentet e bukura që kemi kaluar dikur, edhe pse ishim të varfër, por të lumtur pafund.

Flisnim shumë dhe për objektivat e të ardhmes, përpiqeshe shumë të më mësoje gjëra që dije më mirë dhe më saktë, ndërkohë unë, si një nxënës i mirë, dëgjoja me vëmëndje. Nuk mungonin dhe përplasjet e ideve dhe debatet, i jepnin më shumë dinamizëm bisedës dhe e bënin akoma më interesante.

Na lëndove shumë të gjithëve kur morëm vesh se ky virus i mallkuar të kishte prekur. Pafundësisht më shumë kur morëm vesh se nuk ja dole dot. Sa keq më vjen që nuk kemi mundësi të ishim me ty të të shoqëronim për në shtëpinë e fundit.

Jam i bindur që po ikën krenar, ke lënë mbrapa emër të mirë, të një njeriu plot vlera dhe punëtor. Arrite të ndërtosh një familje me njerëz fantastik.

Do të të kujtoj gjithë jetën plot me buzëqeshje dhe respekt…

Pusho në paqe xhaxhi Besnik…

 

An Albanian has died from a coronavirus in Bergamo, Italy. The sad news was shared by a relative of the victim on social media.

The victim’s nephew writes sadly on social media about the loss of his uncle to the coronavirus, while he regrets not being able to follow him to the last apartment.

Full post

I enjoyed endlessly our special friendship, long conversations and your sense of humor…

Our families have been very close, your wife with me almost sister, I with your sons as brothers…

A tremendous harmony caught us all whenever our families met. Life was getting simpler, the problems, the difficulties as they left, the time as it stopped… For those moments we had time to think about the beauty of life, the beautiful moments we once had, even though we were poor but endlessly happy.

We talked a lot and about the objectives of the future, you tried hard to teach me things that you knew better and more accurately, while I, as a good student, listened attentively. The clashes of ideas and debates were not lacking, they gave the conversation more dynamism and made it even more interesting.

You hurt us all when we heard that this damn virus had affected you. Infinitely more when we found out he couldn’t do it. I’m sorry that we were not able to accompany you to your last home.

I am convinced that you are going away proud, you have left behind a good name, a man of worth and hard work. You managed to build a family of fantastic people.

I’ll remember you all my life full of smiles and respect …

Rest in peace Uncle Faithful…