Bill dhe Melinda Gates kanë vendosur të divorcohen pas 27 vitesh martesë. Ata shprehen se nuk mund të qëndrojnë më çift së bashku.

“Pasi u menduam gjatë ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë. Ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re,” shkroi dyshja në Twitter.

Ata u takuan në fund të viteve 1980 kur Melinda u bashkua me firmën e Bill. Çifti kanë së bashku tre fëmijë. Bill dhe Melida drejtojnë bashkë fondacionin që ka marrë emrat e tyre. Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë, sipas Forbes.

Bill and Melinda Gates have decided to divorce after 27 years of marriage. They say they can no longer stay together as a couple.

“After much thought, we made the decision to end our marriage. We have raised three wonderful children and built a foundation that works all over the world to enable all people to lead healthy and productive lives.

We continue to share a belief in that mission and will continue our work together at the foundation, but we no longer believe we can grow together as a couple at this next stage of our lives. “We are looking for space and privacy for our family as we begin to navigate this new life,” the duo wrote on Twitter.

They met in the late 1980s when Melinda joined Bill’s firm. The couple have three children together. Bill and Melida co-run the foundation that got their names. Bill Gates is the fourth richest person in the world, according to Forbes.