Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të bëra nga deputetja Rudina Hajdari, se banorët në Librazhd nuk kanë ujë të pijshëm. Sipas Ballës nëse nuk do të kishte ujë në Librazhd në shtëpitë e çdo banori, vetë ai nuk do të kandidonte më për deputet.

Balla ironizoi dhe një gafë të Hajdarit e cila tha gabimisht disa ditë më parë se Belshi kishte 700 liqene.

“Pa marrë përgjigjet e njerëzve ka bërë edhe programin. Vetëm Lul Basha mund ta bëjë, është fati ynë si kundërshtar dhe fat i keq për shqiptarët. Ju lutem mos bëni gafat që bën Luli se nuk ka 700 liqene Belshi. Do kisha dashur shumë t’i kishte, por nuk i ka.

Ti kthehemi programit te Lulit, ka në mend të heqë skemën e ndihmës ekonomike. Kjo nuk do të aplikohet se shanset që Lul Basha të fitojë është sa ka shanse që ekipi i Belshit të shpallet kampion i Shqipërisë. 97% e shqiptarëve taksohen më pak. Kjo është e vërteta dhe kjo është politikë sociale.

Sa i përket çështjes që ngriti Hajdari. Nëse në rubinetat e familjeve të Librazhdit nuk do të kishte ujë të pijshëm unë nuk do të kandidoja më për deputet. Unë nuk jam nga ata deputetë që iki nga në një vend në tjetrin. Prej vitit 2005 jam në atë zonë dhe do vazhdoj të jem. Është e vërtetë që pas vitit 2013 ne kemi rikosntruktuar rrjetin e ujit të pijshëm”, tha Balla.

The head of the parliamentary group of the Socialist Party, Taulant Balla, has responded to the accusations made by the deputy Rudina Hajdari, that the residents in Librazhd do not have drinking water. According to Balla, if there was no water in Librazhd in the homes of every resident, he himself would not run for MP.

Balla also ironized a mistake of Hajdari who mistakenly said a few days ago that Belshi had 700 lakes.

“Without receiving people’s answers, he also made the program. Only Lul Basha can do it, it is our fate as an opponent and bad luck for the Albanians. Please do not make the mistake that Luli makes that there are no 700 Belshi lakes. I wish I had them, but I do not have them.

Returning to Luli’s program, he intends to abolish the economic aid scheme. This will not be applied because the chances for Lul Basha to win are as high as the chances for the Belshi team to be declared the champion of Albania. 97% of Albanians are taxed less. This is the truth and this is social policy.

Regarding the issue raised by Hajdari. If there was no drinking water in the taps of the Librazhd families, I would not run for deputy anymore. I am not one of those MPs who leaves from one place to another. I have been in that area since 2005 and will continue to be. It is true that after 2013 we have reconstructed the drinking water network “, said Balla.