Pëlqyesit e adrenalinës shumë shpejt do të mund të përballen me emocione të forta, teksa turizmi hapësinor nis të jetësohet. Gjithçka ju duhet është durim. Dhe shumë para.

Kush është duke ofruar fluturime hapësinore?
Dy kompani janë duke ofruar fluturime nga disa minuta në Hapësirë, Blue Origin e miliarderit Jeff Bezos dhe Virgin Galactic, e themeluar nga Richard Branson.

Raketa e kompanisë Blue Origin niset vertikalisht, kapsula bie kur arrihet lartësia e duhur dhe më pas ekipi ulet në Tokë me tri parashuta.
Virgin Galactic përdor aeroplanbartës masiv, duke bërë nisjen në pistë horizontale dhe më pas lëshohet raketa me fuqi të nisjes në Hapësirë.
Në të dyja rastet, deri në gjashtë pasagjerë mund të ngriten nga ulëset e tyre për të përjetuar disa minuta pa peshë dhe të shikojnë pamjet e Tokës nga Hapësira.

Kur mund të shkoni në Hapësirë?
Virgin Galactic ka thënë se fluturimet e rregullta komerciale do të nisin më 2022, pas kryerjes së dy testeve tjera. Lista e pritjes është relativisht e gjatë, pasi 600 bileta janë shitur deri më tani, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Mirëpo kompania parashikon që të kryejë rreth 400 fluturime në vit.

Blue Origin planifikon dy fluturime tjera këtë vit, të parin në shtator dhe “shumë tjera” vitin e ardhshëm. Një tjetër mënyrë për të shkuar në Hapësirë është përmes televizionit. Një emision televiziv në ardhje, Space Hero, ka thënë se planifikon të dërgojë fituesin e garave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 2023.

Sa do të kushtojë udhëtimi?
Biletat e para të shitura nga Virgin Galactic kanë çmimin mes 200 mijë deri më 250 mijë dollarë secila, mirëpo kompania ka paralajmëruar se çmimi në të ardhmen mund të rritet. Blue Origin nuk ka bërë të ditur ndonjë çmim.

A janë të ashpra kërkesat për gjendjen fizike?
Jo – secilit i kërkohet të ketë gjendje fizike normale. Trajnimet e kompanisë Virgin Galactic zgjasin vetëm pesë ditë. Blue Origin premton që t’i mësojë secilit gjithçka i duhet “ditën para nisjes”.

Në fluturimin e parë me ekip të kompanisë Blue Origin në Hapësirë, pjesë e ekipit ka qenë pionierja e aviacionit, Wally Funk, 82-vjeçare, e cila tani është kthyer në astronauten më të vjetër, që ka kryer një fluturim të tillë. Në mesin e kërkesave të kompanisë për të realizuar fluturimin përfshihet ngjitja e shtatë palë shkallëve brenda 90 sekondave si dhe që gjendja trupore të jetë mes 152 centimetrave gjatësi dhe 50 kilogramëve apo 193 centimetra dhe rreth 100 kilogramëve.

Po SpaceX?
Kompania e Elon Musk është duke hyrë po ashtu në lojën e turizmit hapësinor, mirëpo planet e saja janë për udhëtime më të gjata. Çmimi i udhëtimit po ashtu pritet të jetë astronomik – dhjetëra miliona dollarë. Miliarderi amerikan Jared Isaacman ka nisur një mision të titulluar Inspiration4, që përfshin atë, bashkë me tre pasagjerë tjerë rreth Tokës, në udhëtimin që besohet se do të realizohet përmes një rakete të kompanisë SpaceX.

Më pas, në janar të vitit 2022, tre biznesmenët do të udhëtojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me një astronaut me përvojë. Misioni, i titulluar Ax-1, është duke u organizuar nga kompania Axiom Space, e cila ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Spacex për tri fluturimet e radhës.Kompania e miliarderit Musk është duke planifikuar udhëtim në orbitë me katër persona, të organizuar nga kompania Space Adventures – kompania e njëjtë që ka organizuar fluturimin e miliarderit japonez Yusaku Maezawa në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në muajin dhjetor, me një anije kozmike ruse Soyuz.

Maezawa po ashtu pritet të realizojë një udhëtim në Hënë më 2023, përmes një anije kozmike që është ende duke u zhvilluar nga kompania SpaceX. Ai ka ftuar tetë anëtarë nga publiku që t’i bashkohen – por periudha e aplikimit tani ka përfunduar.

Adrenaline junkies will soon be able to face strong emotions as space tourism begins to come to life. All you need is patience. And a lot of money.

Who is offering space flights?
Two companies are offering several-minute space flights, billionaire Jeff Bezos’ Blue Origin and Virgin Galactic, founded by Richard Branson.

The Blue Origin Company rocket launches vertically, the capsule falls when it reaches the right height and then the team lands on Earth with three parachutes.
Virgin Galactic uses massive aircraft carriers, launching on the horizontal runway and then launching rockets with space launch power.
In either case, up to six passengers can get up from their seats to experience a few minutes without weight and view views of the Earth from Space.

When can you go to Space?
Virgin Galactic has said that regular commercial flights will start in 2022, after conducting two more tests. The waiting list is relatively long, as 600 tickets have been sold so far, reports the AFP news agency. But the company expects to operate about 400 flights a year.

Blue Origin plans two more flights this year, the first in September and “many more” next year. Another way to get into Space is through television. An upcoming TV show, Space Hero, has said it plans to send the race winner to the International Space Station in 2023.

How much will the trip cost?
The first tickets sold by Virgin Galactic are priced between 200 thousand and 250 thousand dollars each, but the company has warned that the price may increase in the future. Blue Origin has not announced any price.

Are the requirements for physical condition strict?
No – everyone is required to be in normal physical condition. Virgin Galactic company trainings last only five days. Blue Origin promises to teach everyone everything they need “the day before departure”.

On Blue Origin’s first space flight with the team, part of the team was aviation pioneer Wally Funk, 82, who has now become the oldest astronaut to have made such a flight. The company’s requirements for the flight include climbing seven pairs of stairs within 90 seconds and being in a body position between 152 centimeters long and 50 kilograms or 193 centimeters and about 100 kilograms.

After SpaceX?
Elon Musk’s company is also entering the space tourism game, but its plans are for longer trips. The price of travel is also expected to be astronomical – tens of millions of dollars. US billionaire Jared Isaacman has embarked on a mission called Inspiration4, which includes him, along with three other passengers around the Earth, on the journey that is believed to take place via a SpaceX rocket.

Then, in January 2022, the three businessmen will travel to the International Space Station with an experienced astronaut. The mission, titled Ax-1, is being organized by Axiom Space, which has signed agreements with Spacex for three consecutive flights. Billionaire Musk’s company is planning a four-person orbit trip organized by Space. Adventures – the same company that organized the flight of Japanese billionaire Yusaku Maezawa to the International Space Station in December, with a Russian Soyuz spacecraft.

Maezawa is also expected to make a trip to the Moon in 2023, via a spacecraft that is still being developed by the company SpaceX. He has invited eight members of the public to join him – but the application period is now over.