Mbi 900 mijë shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani. Mbi 350 mijë janë në marrëdhënie të rregullta pune, shumica si të kualifikuar. Por pagat e tyre janë më të ulëta se të gjermanëve.

Afro 1 milionë (921 419) shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë (dt. 30.06. 2020) në Gjermani. Prej këtyre numrin më të madh e përbëjnë kosovarët, me 236 937, të pasuar nga shtetasit me pasaportë serbe (226 048), vendin e tretë e zënë shtetasit nga Bosnja-Hercegovina me 209 258. Shtetasit nga Maqedonia e Veriut zënë vendin e katërt me 118 580. Numri i shtetasve nga Shqipëria ishte 70 197.

Këto të dhëna, të marra nga Regjistri Qendror i të Huajve, i ka vënë në dispozicion qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një pyetjeje me shkrim të shtruar nga grupi parlamentar i partisë Alternativa për Gjermaninë. Deputetët e kësaj partie René Springer, Jürgen Pohl dhe Martin Hesse, me kërkesën e tyre synonin të kuptonin se sa është përfitimi i Gjermanisë prej Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila do të zgjatet deri në vitin 2023.

Shumica të kualifikuar: Nga 901 110 shtetas nga Ballkani Perëndimor në datën 31.12.2019, afro 356 338 kanë qenë në marrëdhënie të rregullta pune, ku paguanin edhe kontributet shoqërore. Kjo shifër përbën 1,1% të të gjithë të punësuarve në Gjermani.

81875 prej tyre ishin nga Kosova, duke zënë kështu vendin e tretë pas emigrantëve nga Bosnja-Hercegovina (94 694) dhe Serbia (85 975). Emigrantët nga Shqipëria (39 329) zënë vendin e pestë pas atyre nga Maqedonia e Veriut (44 916). I fundit në listë është Mali i Zi, i cili në fund të vitit 2019 kishte 9 549 emigrantë të punësuar në Gjermani.

Nga gjithsej 356 338 emigrantët e punësuar nga Ballkani Perëndimor, mbi 63 për qind ishin të kualifikuar, dhe 37 përqind punonin si ndihmës. Shtetasit nga Shqipëria që punojnë si të kualifikuar përbëjnë 60% të të punësuarve, ndërsa 40% syresh bënin punë ndihmësi. Nga 81 875 të punësuarit nga Kosova, afro 57 për qind ishin të kualifikuar, dhe 43 per qind (34 773) punonin si ndihmës.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u jep të drejtë edhe personave me kualifikime të ulëta të vijnë për të punuar në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune. Ndryshimi përkatës në rregulloren e punës pritet të miratohet nga Dhoma e Landeve (Bundesrat), më 9 tetor të këtij viti.

Deputeti i partisë Alternativë për Gjermaninë, Rene Springer, i tha Deutsche Ëelles, se partia e tij është kundër zgjatjes së Rregullores në kushtet e pandemisë: „Korona ka ndryshuar gjithçka. Numri i të papunëve në Gjermani sa vjen e rritet, madje edhe në ato degë të industrisë, ku më parë ka pasur mungesa të punëtorëve të kualifikuar. Rregullorja e Ballkanit perëndimor nuk duhet të zgjatet. Tani duhet që të kujdesemi që t’u gjejmë një vend pune njerëzve tanë””, tha Springer për DË.

Papunësia në rritje: Nëse i hedhim një vështrim tregut të punës në Gjermani, rezulton se numri i të papunëve nga dhjetori 2019 e deri në korrik 2020 është rritur me mbi 682 000. Gjatë kësaj periudhe kanë dalë nga tregu i punës edhe rreth 13 mijë vetë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor. Ekonomia tani po rehabilitohet disi, por shumë eksperte parashikojnë se niveli i vitit 2019 do të arrihet vetëm në vitin 2023.

E megjithatë punëdhënësit gjermanë, sidomos nga sektori i shëndetësisë dhe i ndërtimit e përshëndetën vendimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, në gusht 2020. Thomas Greiner, president i Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë në sektorin e Kujdesit Shëndetësor, tha atëherë në media se “Gjermania çdo vit ka nevojë për 30.000 kujdestarë shëndetësorë nga jashtë“.

Punëdhënësit e kritikuan kufizimin që i vuri qeveria gjermane rregullores së re, për të dhënë çdo vit më së shumti nga 25 000 viza pune, sipas rregullore së Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë të nxjerrë në fillim të gushtit 2020, Shoqata Federale e Punëdhënësve Gjermanë (BDA) shkruante se ky limitim ishte “i panevojshëm”.

Paga më të ulëta: Që punëdhënësit janë shumë të interesuar për punëtorë nga Ballkani Perëndimor, kjo mund të shpjegohet edhe me çmimin e tyre. Nga përgjigja e qeverisë ndaj pyetjes së deputetëve të AFD-së, del në pah se diferenca e pagës mujore mes një gjermani dhe një ballkanasi shkon deri në 1600 euro në muaj. Sa më i lartë kualifikimi, aq më e madhe diferenca.

Ndërsa rroga mesatare e një Gjermani është 3509 euro në muaj (31.12.2019), Ballkanasit fitojnë mesatarisht rreth 900 euro më pak (2 611). Kjo diferencë duket se është rritur në këtë dhjetëvjeçar. Sepse në vitin 2010 diferenca e rrogës mesatare të një ballkanasi (2 197) dhe një shtetasi gjerman (2 725) ishte vetëm 500 euro.

Më pranë vendasve për nga rroga janë imigrantët nga Bosnja-Hercegovina, të cilët fitojnë mesatarisht 2821 euro në muaj. Shtetasit nga Kosova e kanë pagën mujore mesatarisht 2522 euro, ndërsa shtetasit nga Shqipëria 2428 euro në muaj.

Punëdhënësit bëjnë diferencime edhe në rang specialistësh dhe ekspertësh. Kështu për shembull, ndërsa rroga mesatare e një eksperti gjerman, në fund të vitit 2019 ishte 5 609 euro, një ekspert ballkanas i kushton punëdhënësit gati 1000 euro më pak në muaj.

Ekspertët që paguhen më mirë janë ata nga Serbia (5 073 euro në muaj), pasuar nga ekspertët nga Shqipëria me 4815 euro në muaj. Ekspertët nga Kosova (3 983) kanë pagat më të ulëta mujore, duke krijuar kështu një diferencë prej mesatarisht mbi 1600 Euro në krahasim me ekspertët gjermanë.

Ngjashëm është situata edhe për specialistët: 4400 është rroga mesatare e një gjermani, dhe afro 3476 euro fiton një specialist nga Ballkani Perëndimor.

Dallimi është më i vogël në nivel ndihmësi. Por edhe këtu ka diskriminim mes një vendasi dhe një shtetasi nga Ballkani, prej mesatarisht 100 euro në muaj. Ndihmësit nga Kosova e kanë rrogën mesatare 2352 euro. Pak më shumë se ata fitojnë ndihmësit me prejardhje nga Bosnja-Hercegovina (2424 euro në muaj). Emigrantët shqiptarë në Gjermani marrin një rrogë mesatare prej 2206 euro, duke qenë të parafundit në listën e ndihmësve nga Ballkani. Pagat më të ulëta i kanë ndihmësit nga Maqedonia e Veriut (2 109)./DW

Over 900,000 citizens from the Western Balkans live in Germany. Over 350 thousand are in regular employment, most as skilled. But their salaries are lower than those of the Germans.

Nearly 1 million (921,419) citizens from the Western Balkans live (dated 30.06.20120) in Germany. The largest number of these are Kosovars, with 236,937, followed by citizens with Serbian passports (226,048), the third place is occupied by citizens from Bosnia and Herzegovina with 209,258. The citizens from Northern Macedonia are ranked fourth with 118 580. The number of citizens from Albania was 70 197.

This data, obtained from the Central Register of Foreigners, was made available by the German government in response to a written question posed by the parliamentary group of the party Alternative for Germany. The MPs of this party René Springer, Jürgen Pohl and Martin Hesse, with their request aimed to understand the benefit of Germany from the Regulation of the Western Balkans, which will be extended until 2023.

Qualified majority: Out of 901,110 citizens from the Western Balkans on 31.12.2019, approximately 356,338 were in regular employment, where they also paid social contributions. This figure represents 1.1% of all employees in Germany.

81875 of them were from Kosovo, thus occupying the third place after emigrants from Bosnia and Herzegovina (94 694) and Serbia (85 975). Emigrants from Albania (39,329) occupy the fifth place after those from Northern Macedonia (44,916). Last on the list is Montenegro, which at the end of 2019 had 9,549 immigrants employed in Germany.

Of the total 356,338 employed migrants from the Western Balkans, over 63 per cent were skilled, and 37 per cent worked as helpers. Citizens from Albania who work as skilled make up 60% of the employees, while 40% of them did auxiliary work. Of the 81,875 employees from Kosovo, about 57 percent were skilled, and 43 percent (34,773) worked as assistants.

The Western Balkans Regulation also entitles people with low qualifications to come to work in Germany if they have an employment contract. The relevant amendment to the rules of procedure is expected to be approved by the Chamber of Lands (Bundesrat) on October 9 this year.

Alternative for Germany MP Rene Springer told Deutsche Welle that his party was opposed to the extension of the Pandemic Regulation: “The crown has changed everything. The number of unemployed in Germany is growing, even in those branches of industry where there has previously been a shortage of skilled workers. The regulation of the Western Balkans should not be extended. “Now we have to take care of finding a job for our people,” Springer told DW.

Rising unemployment: If we take a look at the labor market in Germany, it turns out that the number of unemployed from December 2019 to July 2020 has increased by over 682 000. During this period, about 13 thousand people have left the labor market originating from the Western Balkans. The economy is now recovering somewhat, but many experts predict that the 2019 level will only be reached in 2023.

And yet German employers, especially in the health and construction sectors, welcomed the German government’s decision to extend the Western Balkans Regulation in August 2020. Thomas Greiner, president of the German Employers’ Association in the healthcare sector, told the media at the time. that “Germany needs 30,000 health care providers from abroad every year”.

Employers criticized the German government’s restriction on the new regulation, to issue a maximum of 25,000 work visas each year, according to Western Balkan regulations. In a statement issued in early August 2020, the German Federal Employers’ Association (BDA) wrote that this restriction was “unnecessary”.

Lower wages: Since employers are very interested in workers from the Western Balkans, this can also be explained by their price. From the government’s response to the question of the AFD deputies, it appears that the difference between the monthly salary between a German and a Balkan man goes up to 1600 euros per month. The higher the qualification, the bigger the difference.

While the average salary of a German is 3509 euros per month (31.12.2019), Balkans earn on average about 900 euros less (2,611). This margin seems to have increased in this decade. Because in 2010 the difference between the average salary of a Balkan citizen (2 197) and a German citizen (2 725) was only 500 euros.

Closer to the locals in terms of salary are immigrants from Bosnia and Herzegovina, who earn an average of 2821 euros per month. Citizens from Kosovo have an average monthly salary of 2522 euros, while citizens from Albania 2428 euros per month.