Kalimi i qytetarëve përgjatë pikës kufitare të Kapshticës vijon normalisht. Sipas rregullave të vendosura nga autoritetet policore greke, kufiri tokësor do të jetë i hapur nga pikat kufitare Kapshticë e Kakavijë.

Shtetasit shqiptar dhe të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL në linkun travel.gov.gr. Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të pajiset me një konfimim barkod me email, të cilin e paraqet në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.

Nëse një qytetar nuk disponon konfimimin me barkod, nuk do lejohet të kalojë kufirin. Ndërsa qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian, apo të vendeve të treta sipas vendimit të qeverisë greke, nuk lejohen të kalojnë kufirin.

Testimi për Covid-19 do të bëhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do ti nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv me Covid-19 do të karantinohet në adresën e deklaruar.

Nga ana tjetër lëvizja vazhdon normalisht për automjetet e mallrave si në hyrje ashtu dhe në dalje. Por në bazë të rregullave të reja, drejtuesit e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online. Situata ka vijuar e qetë dhe në dalje të pikës kufitare ku qytetarë kanë konfirmuar se vijojnë të respektohen masat.

The passage of citizens along the border point of Kapshtica continues normally. According to the rules set by the Greek police authorities, the land border will be open from the border points Kapshtica and Kakavija.

Albanian and foreign citizens with Greek residence permits, Greek citizens and minorities who want to travel to Greece must complete the PFL form online at the link travel.gov.gr within 48 hours before the trip. After completing the online form, each citizen will be provided with a barcode confirmation by email, which he presents at the entry point of passage in Greece.

If a citizen does not have barcode confirmation, he will not be allowed to cross the border. While citizens of European Union countries, or third countries according to the decision of the Greek government, are not allowed to cross the border.

Testing for Covid-19 will be done by algorithmic selection and citizens who will be tested will be isolated at the address stated by them until the result is released. In case the citizen is positive with Covid-19 will be quarantined at the stated address.

On the other hand the movement continues normally for freight vehicles both at the entrance and at the exit. But under the new rules, truck drivers must complete the online form. The situation continued calmly at the exit of the border point where citizens confirmed that they continue to respect the measures.