Një vrasje makabre ndodhi në 21-shtator në Lecce të Italisë, ku Andrea De Marco, 21-vjeç i cili jetonte në një shtëpi më gjyqtarin e futbollit Daniele De Santis dhe të fejuarës së tij, Eleonora Manta, i goditi ata me thikë dhe i la të vdekur. Një burrë shqiptar ka qenë ndër dëshmitarët kyç që kanë ndihmuar për hetimin e vrasjes së tmerrshme të dyfishtë. Luixhi Hasanaj është fqinji i çiftit të vrarë dhe ka deklaruar para hetuesve se ka dëgjuar ulërimat e viktimës e më pas ka parë vrasësin të dalë nga banesa.

Ai rrëfen:

Dëgjova ulërima, ulërima të pabesueshme, tamam dhunë e padëgjuar’, deklaroi Hasanaj, i cili ishte edhe njëri prej telefonuesve në numrin e policisë. Ai po shëtiste qenin kur dëgjoi të thirrurat për ndihmë të gruas.Ulërimat ishin të një gruaje dhe kërkonte me dëshpërim ndihmë’, thotë shqiptari, i cili ka përshkruar edhe vrasësin. Ishte i gjatë, rreth 1.80, trup normal, i bardhë, kishte veshur një bluzë të errët me kapuç, blue jeans e një çantë shpine. Në dorë mbante një thikë të madhe.
Dëshmia e Hasanajt ka ndihmuar në identifikimin e De Marcos si autor i krimit që tronditi Italinë dhe në arrestimin e tij.

Burimi:Lagazzettadelmezzogiorno| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

A gruesome murder took place on September 21 in Lecce, Italy, where Andrea De Marco, 21, who lived in a house with football referee Daniele De Santis and his fiancée Eleonora Manta, stabbed them and left dead. An Albanian man has been among the key witnesses who helped investigate the horrific double murder. Luixhi Hasanaj is the neighbor of the murdered couple and stated before the investigators that he heard the screams of the victim and then saw the killer coming out of the apartment.

He confesses:

I heard screams, incredible screams, exactly unheard of violence ‘, declared Hasanaj, who was also one of the callers to the police number. “He was walking the dog when he heard cries for help from the woman. The screams were from a woman and he was desperately asking for help,” said the Albanian, who also described the killer. He was tall, about 1.80, normal, white body, wore a dark hooded sweatshirt, blue jeans and a backpack. In his hand he held a large knife.
Hasanaj’s testimony helped identify De Marco as the perpetrator of the crime that rocked Italy and his arrest.