Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock, deklaroi se janë identifikuar 105 raste infektimesh me variantin e koronavirusit të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Sipas tij, 11 prej të infektuarve nuk kanë patur lidhje me udhëtimet ndërkombëtare. Duke folur për median, Hancock tha se autoritetet e shëndetësisë kanë në plan të testojnë 80 mijë njerëz nga zonat ku kanë rezultuar të infektuarit në Britani për të izoluar dhe ndaluar përhapjen e mutacionit të ri.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se ky variant është më i ashpër, por ne duhet të veprojmë me shpejtësi kundër tij. Shtimi i testimeve ka vënë në objektiv zonat ku është gjetur varianti i ri dhe se çdo rast pozitiv po analizohet. Punonjësit e shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet lokale po trokasin derë më derë për të testuar njerëzit në ato zona”.

Zyrtari i lartë britanik shtoi se Mbretëria e Bashkuar kishte vaksinuar deri tani 9.2 milionë njerëz kundër koronavirusit, përfshirë 931,204 vaksinime gjatë fundjavës. Ai po ashtu njoftoi se Britania ka porositur rreth 40 milionë doza të tjera vaksinash të zhvilluara nga kompania franceze Valneva, ndërsa qeveria përgatitet mbi mundësinë e përsëritjes së vaksinimit për të mbajtur nën kontroll virusin.

Vaksina, e cila po prodhohet në Skoci, ende po u nënshtrohet provave klinike dhe nuk është miratuar nga organet rregullatore.

Burime bëjnë me dije se nga varianti i ri i koronavirusit janë të prekur edhe mjaft shqiptarë që kanë emigruar atje dhe që fatkeqësisht nuk mund të marrin edhe ndihmën e nevojshme për shkak se janë ilegalë dhe rrezikojnë dëbimin.

British Health Secretary Matt Hancock said 105 cases of the coronavirus variant first discovered in South Africa had been identified.

According to him, 11 of the infected had no connection with international travel. Speaking to the media, Hancock said health authorities plan to test 80,000 people from areas where they have been infected in Britain to isolate and stop the spread of the new mutation.

“Currently there is no evidence to suggest that this option is tougher, but we must act quickly against it. The increase of tests has targeted the areas where the new variant has been found and that every positive case is being analyzed. “Health workers in co-operation with local authorities are knocking on doors to test people in those areas.”

The senior British official added that the UK had so far vaccinated 9.2 million people against the coronavirus, including 931,204 vaccinations over the weekend. He also announced that Britain has ordered another 40 million doses of vaccines developed by the French company Valneva, while the government prepares on the possibility of repeating the vaccination to keep the virus under control.

The vaccine, which is being produced in Scotland, is still undergoing clinical trials and has not been approved by regulators.

Sources suggest that the new variant of the coronavirus also affects many Albanians who have emigrated there and who unfortunately can not receive the necessary assistance because they are illegal and risk deportation.